Mahniti Erdoganin, baristi shqiptar ndër më të mirët edhe në SHBA

Picture of INA
INA

11/02/2024

Mirian Dautaj sot është 38 vjeç dhe tanimë është në finalen e një konkursi sa të çuditshëm aq edhe të bukur të bartenderve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miriani, di të bëjë kokteile. Dhe di ti bëjë shumë mirë ato, ku kombinimi i ngjyrave dhe shijeve e kanë kthyer atë në baristin e preferuar të kokteileve.

Fama e tij është e madhe në SHBA tani se nga 28 mijë aplikantë për të marrë pjesë në këtë konkurs, është në 4 më të mirët, dhe pret të fitojë një çmim me një pije totalisht shqiptare, që dikur quhej “Kaçurrel”, që është një perzjerje e poncit dhe fërrnetit dhe që shqiptarët e kanë pirë në masë.

Në daljet e tij në tv e Tiranës këto ditë, përpara shpalljes së fituesit në 16 shkurt të këtij muaji, Mirjani thotë se do të përpiqet shumë, pasi edhe Ponçi nuk është më ai që ka qenë dikur.Por e rëndësishme deri tani është se ai po shijon famën, duke pasur mijëra e mijëra vota nga klientët e tij por edhe miqtë.

Siç ka dhënë më parë intervista në Shqipëri, kur ende nuk ishte i njohur, Mirian thotë se ka bërë konkteil edhe për presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

E ka filluar punën si kamarier në një nga baret e Tiranës. Pak nga pak, mori detyrën e baristit. Dhe siç tregon dhe vetë kjo punë i pëlqeu aq shumë sa që nga mosha 18 vjeçare nuk e ndau më. Tani numëron mbi 20 vite eksperiencë me kokteilet, dhe pret të dalë në kopertinën e një prej revistave më prestigjioze në SHBA për bartenderat.

TË FUNDIT

Mexhiti: Të dielen VetëVendoset me zemër për Kosovën!

Interesimi për votim në ambasadë dhe në konsullatat e Kosovës në Gjermani është shumë i madh

Urime për 500 mijë zemrat e kuqe Albin!

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti “Isa Boletini” nga Mitrovica nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Rama për ‘El Mundo”: Shpresoj që Trump ta zgjojë Europën”!

Mbappe tregon se çfarë do të bëhej nëse nuk do të ishte futbollist

ME TE LEXUARA

1

Rama për ‘El Mundo": Shpresoj që Trump ta zgjojë Europën”!

LEXO MË SHUMË