Majk rrëfen sa të vështirë e ka pasur karantinën: Depresion, kemi humbur shumë

0

Në një intervistë për “Edicionin Veror” Majk ka folur për karantinën dhe sa e vështirë ka qenë për të kjo periudhë.

Momentalisht ai ndodhet në bregdetin shqiptar, ku është karantinuar me familjen dhe po ndihet më mirë, pas 4 muajsh izolimi në Prishtinë.

“Nuk kam bërë plan, thjesht jemi nisur. Nuk e dimë sa do rrimë. Dihet që klubet janë të mbyllura, nuk po hapen dhe nuk do hapen dhe thashë të vij këtu. Kam 3-4 muaj që nuk kam lëvizur nga Prishtina dhe u mërzita shumë. Këtu ndihem mirë, deti, qielli. Jam mërzitur, depresion, lajme të këqija dhe shpresoj të kthehemi shpejt në normalitet. Jam karantinuar me familjen,” -tha Majk.

Këngëtari nuk la pa përmendur as humbjet që ka pësuar gjatë pandemisë, për shkak të anulimit të koncerteve.

“Nuk shkoi asgjë siç e kemi planifikuar. Përveç këngës me Getoarin kishim në plan albumin. E kemi lënë pezull për një kohë më të mirë. Më janë anuluar shumë koncerte, kemi humbur shumë. Por më rëndësi është të ruajmë shëndetin. Koncertet do vijnë prapë. Për momentin po mendoj që të jenë sa më pak viktima dhe të infektuar,” -përfundoi Majk.