Majko për Vuçiqin: Bëri një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar e jo si dështak

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/03/2023

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me dakordimin që u arrit në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ish-kryeministri shqiptar tha se Vuçiq ka bërë marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.

“Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, tha Majko.

Kujtojmë se të shtunën shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Duke iu adresuar gazetarëve, ai tha se kjo është një “arritje e rëndësishme”, shkruan arbresh.info.

“Ajo që palët pranuan, është që Marrëveshja dhe zbatimi i saj përmes Aneksit të bëhen pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse drejt Bashkimit Evropian”, tha Borrell.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

leternjoftime

Këto zgjedhje do të mund të votohet edhe me dokumente me afat të skaduar

policia-tetoves-spb-mpb

Policia ndalon dy persona në Tetovë, u kapën duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore

prespa-1

Rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Prespës

inspektorati-696x392-1

Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditë jo pune gjatë zgjedhjeve

spitali gjinekologjik Çair

Çekia dhuroi – inkubator për foshnjat në Klinikën “Nënë Tereza” në Çair

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

qeveria kovacevski4

“Poligraf”: Kush dezinformoi se Qeveria ka rënë dakord se maqedonasit nuk jetojnë dhe s’kanë jetuar kurrë në Maqedoni?

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Gjykata dënon me 62 vjet burgim të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

pleq

Zgjedhjet presidenciale/U votua në shtëpinë për përkujdesjen e të moshuarve “Nënë Tereza”

INFO

NA NDIQ