Makina e Albin Kurtit përfshihet në një aksident në Shqipëri (FOTO)

0

Media në Shqipëri kanë raportuar për një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit. Nga pamjet shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie. Automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti. Nga Zyra për Media e Lëvizjes Vetëvendosje kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar. Ndryshe Kurti po qëndron në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.