Makina përplas këmbësorin, policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në në Romanat të Durrësit rreth orës 06:40.

Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin me iniciale A. G., 46 vjeç, ka goditur një këmbësor të paidentifikuar i cili është dërguar në Urgjencën e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.