Makinat s’ndalen – Tetovë-Gostivar drejt përfundimit, nis fuqishëm edhe Prilep-Manastir

Picture of INA
INA

17/06/2025

Raporti i mbikëqyrjes për periudhën 1–30 prill 2025 mbi ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D nga konsorciumi “Bechtel & Enka” tregon për përparim të konsiderueshëm në disa segmente kyçe të projektit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), është përfunduar:

95% e projektimeve për eksproprijim për aksin Tetovë–Gostivar,

46% për aksin Gostivar–Bukojçan,

dhe 78% për segmentin Prilep–Manastir.

Në të njëjtën kohë, për aksin Bukojçan–Gostivar janë realizuar 73% e hulumtimeve gjeoteknike, ndërsa për Prilep–Manastir 63%.

Kur bëhet fjalë për specifikimet dhe projektimet e detajuara të traseve autostradale, raporti evidenton përparim prej:

60% për Tetovë–Gostivar,

30% për Gostivar–Bukojçan,

dhe 49% për Prilep–Manastir.

Aktualisht në terren po zhvillohen punime intensive: gërmime tokësore, sanime të lëshimeve, betonime dhe armime të urave, rregullim i regjimeve të përkohshme rrugore si dhe mbrojtje e shpateve. Të gjitha aktivitetet po kryhen me intensitet të shtuar.

Në muajin prill, për punimet në këto akse janë angazhuar 1833 punonjës dhe 1082 mjete ndërtimi.

Deri më tani, kompania “Bechtel & Enka” ka marrë pagesa në vlerë totale prej 301 milionë euro, përfshirë dy këste të paguara në muajin prill me vlerë 599 milionë dhe 524 milionë denarë. Në vitin 2023 janë paguar gjithsej 261 milionë euro, ndërsa për vitin 2025 janë paraparë 130 milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Transportit.

Gjatësia totale e akseve që po ndërtohen është:

17 km për Tetovë–Gostivar,

17 km për Gostivar–Bukojçan,

dhe 25 km për Prilep–Manastir.

Projekti është pjesë e marrëveshjes strategjike me kompaninë “Bechtel & Enka”, në vlerë prej 1.3 miliardë euro, e nënshkruar në mars 2023.(INA)

TË FUNDIT

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në Parlamentin Europian, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË