“Makpetrol” edhe në këto kushte posaçërisht të vështira dhe kompleske për shkak të situatës së krijuar globale-politike, si rezultat i së cilës ka rritje të çmimeve të të gjitha derivateve të naftës, do të vazhdojë të punojë pa pengesa dhe restriksione me qëllim që qytetarët dhe kompanitë të funksionojnë pa probleme, porosisin nga kompania.
“Megjithatë, furnizimi me derivate në fuçi, kanistra, kazanë dhe enë të tjera është në kundërshtim me rregullativat ligjore, sepse deponimi joadekuat dhe ruajtja e derivateve mund të shkaktojë situata të rrezikshme për jetën e njerëzve, si dhe ndotje të mjedisit”, informojnë nga “Makpetrol”-i.
Theksojnë se për shkak të situatës së krijuar, kompanitë që janë pjesë e kësaj dege ekonomike ndodhen në situatë jashtëzakonisht të rëndë, që, siç thonë, nënkupton edhe punë me humbje.
SHARE