Makron e shtyn Ballkanin drejtë Rusisë, Turqisë dhe Iranit,ja kush thotë?

0

Shtyrja e fillimit të negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë, nuk është në interes të Bullgarisë, vlerësoi ish ministri bullgar i Punëve të Jashtme Solomoni Pasi, duke potencuar se fillimi i procesit negociues me të dy vendet “shtyhet për së treti herë”. “Pas vetos së presidentit francez Emanuel Makron, homologu i tij (rus) Vladimir Putin duhet të ketë porositur një gotë shampanjë. Drejtë cilit i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë? A po i shtyjmë ata në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi Pasi. Siç informon BGNES, sipas ish shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus. “Çfarë mund të bëjmë me Makronin dhe vendimin e tij joracional? Mendoj se ministrja e Jashtme (e Bullgarisë) Ekaterina Zaharieva mund ta bindë atë ta ndryshojë mendimin”, thotë Pasi. Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia Veriore, Shqipëria,Bosnja e Hercegovina dhe Kosova “të kthehen parapa”. “Shqipëria dhe Maqedonia Veriore një dit do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por shtrohet pyetja me cilën shpejtësi do të bëhet kjo”, shtoi Pasi.