Malaj: Ja rreziqet me të cilat mund të përballet Shqipëria në 2024

ina-online
ina-online

22/12/2023

Ish-ministri i Financave Arben Malaj përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e Neës24 ka analizuar situatën ekonomike të vitit të kaluar për Shqipërinë, por edhe ka komentuar si mund të paraqitet situata në vitin 2024.

Malaj u shpreh se nëse nuk do të ketë goditje të jashtme, si konfliktet botërore që mund të ndikojnë burimet energjetike, viti i ardhshëm do jetë i ngjashëm me atë që po lëmë pas.

Ai u shpreh se ndër rreziqet e mundshme për vendin janë sulmet kibernetike, rritja e inflacionit që mund të influencohet lehtësisht sipas tij, por edhe largimi masiv i popullatës që ndikon në uljen e krahut të punës.

“Qeveria mori disa të ardhura nga inflacioni këtë vit. Nëse nuk do të ketë goditje të jashtme viti i ardhshëm do jetë i ngjashëm me atë të kaluarin. Në rreziqet e jashtme analizohet kriza energjetike, ndaj duhet të shpresojmë se konflikti në Izrael nuk do të përhapet në rajon, si psh në Iran.

SHBA ka rritur rezervat e saj strategjike së fundmi. Elementi i dytë që mbetet kritik janë sulmet kibernetike, të cilat i provuam. Ne i pamë kostot e këtij rreziku.

Rreziku i tretë është inflacioni, i cili edhe pse po mbahet nën kontroll influencohet lehtë nga zhvillimet që ndodhin. I fundit po jo më pak i rëndësishëm është sfida me kursin e këmbimit.

Largimi masiv mbetet po ashtu problematikë. Krahu i punës është në rrezik nëse shumë njerëz largohen. Flasim për mundësinë e rritjes së largimeve nga puna. Duhet të ketë reforma për kapitalin njerëzor, arsimi, shëndetësia, trajnimet, etj. Këto nuk duhet të nënvlerësohen.

Ne duhet të kemi parasysh se duhet një strategji kombëtare që të respektohet nga të gjitha palët politike. Sulmet kibernetike janë të rrezikshme, por bankat kanë sisteme mbrojtje shumë më të zhvilluara se qeveritë. Nëse do kishte shqetësim te depozituesit do kishte ndërhyrë banka qendrore”, u shpreh ai mes të tjerash.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

Edi Rama

Edi Rama: Ja kur do të largohem nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë!

policia-shqiperi shqiptare

Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë

kuvendi-i-shqiperise

Nuk ka 84 votat e nevojshme/ PS tërhiqet nga Amnistia Penale, e heq nga agjenda në Kuvend

kuvendi-i-shqiperise

“Amnistia Penale” rrezikon të mos kalojë sot në Kuvend, 84 votat në pikëpyetje! PD bojkoton seancën

INFO

NA NDIQ