Maleski: Kujdes me shqiptarët, na pritën çerek shekulli në mosmarrëveshjet me Greqinë…

ina-online
ina-online

18 Gusht, 2023

“Këto ditë si maqedonas ankohemi se përfaqësuesit shqiptarë në qeveri nuk janë mjaft të ndjeshëm ndaj traumave tona identitare ndaj Bullgarisë, duke harruar faktin që ata na pritën me durim çerek shekulli në mosmarrëveshjen me Greqinë”.

Këtë e shkruan në një kolumnë në Fokus, profesori dhe shefi i parë i diplomacisë së Maqedonisë pas pavarësisë, Denko Maleski, përcjell INA.

“Ne ishim me fat që bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë, të zënë me problemet e tyre, nuk lëvizën drejt BE-së më shpejt se ne. Kosova do të mbetet mbrapa derisa të zgjidhet mosmarrëveshja me Serbinë, por Shqipëria ka ecur përpara. Politikanët maqedonas dhe shqiptarë në shtetin tonë të përbashkët duhet të mendojnë për efektet që kjo do të ketë në Maqedoni. Lëvizja e përshpejtuar e Shqipërisë drejt BE-së dhe qëndrimi në vend të vendit tonë është një recetë që mund të sjell telashe. Shembulli i suksesshëm i shndërrimit të shoqërisë shqiptare në një demokraci të begatë në anën tjetër të kufirit të hapur, në mungesë të një rritjeje të tillë në vendin tonë, mund të jetë një rast për radikalizimin e popullsisë shqiptare.

Nuk e di se si është situata sot, por në një libër të një profesori norvegjez të pesëmbëdhjetë viteve më parë, në një anketë të bërë me shqiptarët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë, kur u pyetën nëse jeni pro bashkimit me Shqipërinë, përqindja më e lartë e atyre “për” ka qenë në Maqedoni”, ka shkruar Maleski.

Ai ka qenë Ministri i parë i Punëve të Jashtme pas shkëputjes së Maqedonisë nga Jugosllavia, si dhe Përfaqsues i parë i Maqedonisë në OKB në vitët `93-`97.

Më tej, ai njihet si Profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin ‘Shën Cirili dhe Metodi’ në Shkup, si dhe Profesor me status vizitori në ‘Ohajo 90/91’. Në Universitetin ‘Priston’ ka qëndruar për studime në qendrën studimore “ Widrou Wilson”.

Emri i tij është përfolur se ka një lidhje origjine si shqiptar ortodoks, por Malevski në një intervistë të tij i pyetur se cilat janë marrëdhëniet me shqiptarët ai ka pohuar: Asnjëherë në familjen time nuk është dëgjuar asnjë fjalë e keqe për shqiptarët. Përkundrazi, nga kurbeti i gjyshit tim Kërste si bukëpjekës në Shkodër – ku im atë ka mësuar gjuhën shqipe nëpërmjet të folmes së tim eti – në Manastir me rastin të hapjes së Muzeut të Alfabetit Shqip, e deri të zëri i bukur radiofonik i tezes sime Parashqevi Maleska – spikerës së parë në gjuhën shqipe te Radio – Shkupi – e rrëfimi i brigadave të përziera partizane maqedono-kosovare, gjithçka ishte në frymën e marrëveshjes dhe mirëkuptimit .(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ