Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i përgjigjen kërcënimeve të Serbisë: Deklarata të papërshtatshme, presim sqarim

ina-online
ina-online

21 Gusht, 2023

Kërcënimet e Serbisë për destabilitet në Ballkan kanë marrë përgjigje nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë të Veriut, Bujar Osmani, e ka konsideruar të papërshtatshëm qëndrimin e Beogradit zyrtar.

Ai thekson se Serbia nuk mund të përfshihet në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndërsa shton se është në pritje të një sqarimi të këtyre deklaratave të bëra nga ministri serb.

Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, ka shkruar Osmani.

Më herët presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, e cilësoi gjithashtu të papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.

Ndërkohë, edhe kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër deklaratave të bëra nga ministri serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç. Rama theksoi se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleate të NATO-s dhe të përkushtuara për të ruajtur integritetin rajonal, ndaj të tilla deklarata janë të papërshtatshme.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviç tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo paraqet ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi dhe duke kërcënuar me destabilizimin e rajonit.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar-Osmani-OKB

Rusia tentoi ta pengojë Osmanin para Këshillit të Sigurimit, Rama nuk e lejoi

zhan

Klinika Zhan Mitrev mbetet me strukturën e vjetër të pronësisë, negociatat për partner strategjik nuk përfunduan me marrëveshje

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dëshira për zgjedhje, do t’i fitojmë 61 deputetë

zjarr sllupçan

QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoni

driton-nebiu

Nebiu nga ASH: Republika e Kosovës duhet të jetë prezentë në çdo forum ndërkombëtar! Zëri ynë do të jetë në funksion të Republikës së Kosovës kudo që ndodhemi!

IMG_5165

IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

INFO

NA NDIQ