Mali i Zi paguan 1.6 milion euro për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90

Picture of INA
INA

29/04/2025

Qeveria e Malit të Zi do të paguajë 1.6 milionë euro si kompensim për familjet e viktimave civile të luftërave në vitet ’90.
Me këtë vendim, Mali i Zi “korrigjon një padrejtësi shumëvjeçare”, deklaroi kryeministri malazias, Millojko Spajiq, pas mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 25 prill.

Vendimi u ndërmor dy muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi për ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e veteranëve dhe invalidëve, ndryshime të cilat u japin të drejtë familjeve të viktimave civile të luftës për kompensim ose ndihmë sociale.

Ligji iu referohet shtetasve të Malit të Zi të cilët – si civilë – kanë humbur jetën ose janë zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në hapësirat e ish-Jugosllavisë që nga gushti i vitit 1990.

Me vendimin e Qeverisë të Malit të Zi, do të kompensohen 16 familje me nga 100 mijë euro secila.

Rastet që përfshihen në kompensim janë dëbimi i refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1992, rrëmbimi i boshnjakëve nga treni Beograd-Bar në Shtërpci në vitin 1993 dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999.

Policia e Malit të ZI në vitin 1992 ia dorëzoi dhjetëra refugjatë nga Bosnja dhe Hercegovina ushtrisë së Republikës Sërpska të Radovan Karaxhiqit, prej të cilëve shumica u vranë menjëherë. Në këtë rast, kompensimi i takon familjes të Osma Bajroviqit.

Pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Sërpska, një vit më vonë, në vitin 1993, vranë 20 persona që udhëtonin me trenin në linjën Beograd-Bar. Në mesin e tyre ishin edhe tetë qytetarë nga Mali i Zi.

Rasti i fundit ka të bëjë me viktimat e bombardimeve të NATO-s më 1999 ndaj Jugosllavisë së atëhershme, të cilat nisën pas dështimit të negociatave në Rambuje për dhënien fund të luftës në Kosovë. Në Mal të Zi, atëbotë u vranë shtatë civilë.

Nga Qeveria e Malit të Zi theksuan më 25 prill se kompensimi për familjet përfaqëson një hap drejt ballafaqimit me të kaluarën dhe ka rëndësi të madhe simbolike dhe praktike për rindërtimin e besimit në institucionet shtetërore dhe për ndërtimin e solidaritetit ndërnjerëzor./ REL (A2 Televizion)

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË