Mali i Zi shënon sot Ditën e Pavarësisë

Mali i Zi shënon sot Ditën e Pavarësisë dhe me këtë rast rrugët e kryeqytetit janë stolisur me flamuj malazezë, transmeton RTCG.Mali i Zi u shkëput nga unioni me Serbinë pas një referendumi më 21 maj 2006.Sipas rezultateve zyrtare, siç thuhet, pavarësinë e vendit atëbotë e mbështetën 230.661 qytetarë ose 55.5 për qind, ndërsa për mbijetesën e shtetit të përbashkët me Serbinë janë shprehur 185.002 qytetarë ose 44.5 për qind.Pavarësia e Malit të Zi u shpall më 3 qershor 2006, ndërsa më 28 qershor të po këtij viti u bë anëtari i 192-të i Kombeve të Bashkuara dhe më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.Mbrëmë, kryeministri Dritan Abazoviq organizoi një pritje zyrtare, ku morën pjesë përfaqësues të autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, të trupit diplomatik, si dhe zyrtarë të jetës publike dhe kulturore të vendit.Me rastin e festës së Pavarësisë, datat 21, 22 dhe 23 maj janë ditë pushimi në Mal të Zi.