Mali i Zi, s’ka hyrje pa test negativ për shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë

0

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të hyjnë në Mal të Zi, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për koronavirus.

Ky vendim i Qeverisë malazeze, hyn në fuqi mesnatën e 7 gushtit.

Testi negativ për koronavirus, nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë.

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë në listën “e verdhë” të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkaq përmes këtij njoftimi, pa test iu lejohet hyrja qytetarëve nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia, Kanadaja, Azerbajxhani dhe Zimbabve.