Mali i Zi zgjedh Qeverinë e re, tre ministra shqiptarë

INA
INA

31/10/2023

Pas disa javësh negociatash, Parlamenti i Malit të Zi në mëngjesin e së martës ka votuar Qeverinë e re, të përbërë nga koalicioni me parti proevropiane dhe proserbe. Shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër dhe do të udhëheqin me tri ministri.

Qeveria e re do të udhëhiqet nga ekonomisti Milojko Spajiq i lëvizjes Evropa Tani. Do të ketë 18 ministra dhe pesë zëvendëskryeministra. Nga partitë shqiptare, Nik Gjeloshaj është zgjedhur zëvendëskryeministër për politika ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj ministër i Administratës Publike.

Qeveria është zgjedhur në një seancë që ka zgjatur gjatë tërë natës. Votimi është bërë në orët e mëngjesit të së martës. Pro Qeverisë së 44-të të Malit të Zi votuan 46 deputetë, kundër ishin 19 dhe një abstenoi, përcjell Koha.net.

Kryeministri 37-vjeçar udhëheq me partinë Evropa Tani, nga e cila doli edhe presidenti Jakov Milatoviq.

Spajiq ka thënë se “synim ka që Malin e Zi ta bëjë Zvicër të Ballkanit e Singapor të Evropës”. Spajiq në fjalimin e tij ka thënë se prioritetet e politikës së jashtme janë anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, anëtarësim më kredibil në NATO dhe përmirësimi i raporteve fqinjësore.

Qeveria është themeluar disa orë pasi u zgjodh Andrija Mandiq kryeparlamentar.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spajiq

Mali i Zi: Fillon regjistrimi i shumëpërfolur i popullsisë

Christopher Hill Kristofer

Ambasadori Hill: E di Serbia mirë cili është detyrimi i saj

Hitler

Shkatërroni Jugosllavinë sa më shpejt, çka shkruhet në Direktivën e Hitlerit të bleu Serbia

presheva

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

pare-euro

CREDIT SUISSE publikon listën e milionerëve të Ballkanit, ja sa janë nga cilët shtete

blinken

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan – Ky është paralajmërimi për Serbinë!

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në Kroaci, lëndohen katër shqiptarë

rusia moska

Eksperti i sigurisë: Jo më Serbia, cili është shteti ballkanik që do përdor Rusia

kuleba

Pjesëmarrja e Lavrovit irriton Ukrainën, Koleba nuk merr pjesë në Këshillin Ministror në Shkup

INFO

NA NDIQ