“Mallkimi serb”/ Si u çmend Vuçiqi nga faktet që ia përplasi fytyrës Albin Kurti?

Takimi i dytë në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, nuk ka ecur mirë për palën serbe.

Ishte kryeministri i Kosovës, Kurti, që me deklaratat e tij, e bëri të çmendej presidentin serb. Në këtë takim mes delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe atij serb, të kryesuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, delegacioni shqiptar ofroi një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, siç u shpreh kryeministri, e balancuar, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave.

Në lidhje me këtë çështje, prof. Dr. Sadri Ramabaja thotë se, tok me këtë deklaratë kryeministri Kurti ia ofroi, përveç palës ndërmjetësuese, edhe presidentit serb, tri libra të veçantë: i pari që ka të bëjë me rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës; i dyti, me listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, po gjatë luftës së fundit (1998/99) dhe librin voluminoz në dy gjuhë – shqip e anglisht “Muhaxhirët – Dosja Britanike”, ku objekt trajtimi është dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

Libri i fundit është dëshmia më e fuqishme për gjenocidin që ushtroi Serbia në vitet 1878/79. Ai akt mund të cilësohet si gjenocidi i parë i projektuar dhe ekzekutuar nga qeveria serbe.

“Në njoftimin që zoti Gould, diplomat anglez, shkruar për Markezin e Salisbury-t më 26 shkurt 1879, potencohet qartë akti i planifikuar për egzekutimin e gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare të krahinës së Toplicës, Nishit, Pirotit, Kurshumlisë e Vrajës…

“Si një hap paraprak në drejtim të organizimit të rregullt administrativ të territoreve që i janë dhënë kohët e fundit, Qeveria Serbe ka parashikuar hartimin e një liste ku do të renditen fshatrat e përfshirë në secilën nga të katra provincat, mes të cilave ndahen këto fshatra. Sipas kësaj liste, janë 248 fshatra në krahinën e Nishit, 189 në atë të Pirotit, i njëjti numër në atë të Vrajës, dhe 372 në atë të Toplicës, ose të gjithë bashkë 998 fshatra në të katra provincat e sipër-përmendura.””, thotë Ramabaja.

Sipas tij, këtij akti i kishte paraprirë indoktrinimi i thellë i popullsisë serbe nga ana e Kishës dhe shkollës tok, për dekada me radhë.

Ai shton se, ngjashëm ishte vepruar edhe me parapërgatitjen e gjenocidit të dytë (1912/1913) dhe atij të tretë 1998/1999.

“Në literaturën serbe është i njohur sidomos opusi i këngëve popullore nën siglën “Cikli i Kosovës”. E gjithë krijimtaria e këtij opusi bazohet kryesisht në tri motive: atë të trimërisë, të tradhtisë dhe mallkimit. Motivi i gjithë ciklit që ka të bëjë me tradhtinë ka për kryepersonazh princin serb Vuk Brankoviq, që me kalimi e kohës do të shndërrohet në gjithë literaturën serbe në sinonim të tradhtisë”, thekson ai.

Sipas tij, vlen të potencohet fakti se Shteti dhe Kisha Serbe ishin akorduar që t’ia dorëzonin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kryekriminelin Sllobodan Millosheviq pikërisht më 28 qershor 2001, në ditën që Kisha e kishte imponuar me kohë si kryefestë serbe bazuar në mitin serb mbi Kosovën (Dita e Betejës së Kosovës – 28 qershor 1389), e quajtur Vidovdan.

Sipas tij, ai po dorëzohej, jo si hero, por si tradhtar, mbi të cilin tashmë po binte mallkimi, meqë serbët sërish po e humbasin Kosovën.

“Le të kujtojmë simbolikën e fuqishme serbe: Millosheviqi po i dorëzohej Gjykatës së Drejtësisë Ndërkombëtare, jo pse kishte shkaktuar gjenocidin e tretë të Serbisë ndaj shqiptarëve brenda një shekulli (1878/1912/1999), por pse e humbi Kosovën. Kjo simbolikë që ndërlidhet me mallkimin serb, duhet t’i jetë kujtuar Aleksandër Vuçiqit në çastet kur Albin Kurti ia kishte përplasur në fytyrë faktet mbi tri gjenocidet serbe ndaj shqiptarëve, ndoshta më pak se segmente të opusit mbi tradhtinë e Vuk Brankoviqit”, pohon ai.

Sipas mediave të Beogradit, një debat i ashpër shpërtheu që në hapje të takimit, sepse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim akuzoi Serbinë për kryerjen e tre gjenocideve kundër shqiptarëve, nga 1878 deri në 1999.

“Duke folur për televizionin serb RTS nga Brukseli, Aleksandër Vuçiq u shpreh plot mllef e teatralitet në raport me kërkesat e palës shqiptare. Ai pohoi se Albin Kurti vuri në dukje gjatë takimit të sotëm se, Serbia kishte kryer gjenocid të trefishtë ndaj shqiptarëve dhe se Serbia duhet të përballej me të kaluarën. Por, si president i përgjegjshëm, u shpreh se “do të ndaj fatin me njerëzit e tij në Kosovë e Metohi”! Presidenti serb, Vuçiq, për mediat e Beogradit nuk do të ngurrojë të pohoj se qëndrimi i delegacionit kosovar ishte i strukturuar dhe se ata tentojnë të promovojë “një politikë të re që ata po përpiqen ta shtyjnë në të gjithë rajonin, sepse Serbia është ekonomikisht më e fortë.””, shton Ramabaja.

Sipas tij, shqetësimi kësaj radhe duket se ka të bëjë, jo thjeshtë me simbolikën që ndërlidhet me tradhtinë e Vuk Brankoviqit dhe me emrin e Sllobodan Millosheviqit, mbi të cilin ra mallkimi serb, sa me vet dështimin e tij si politikan dhe Fyrer-i (Voxha) i Serbisë.

“Ai tashmë nuk e fsheh dot dronë se, qëndrimi i qeverisë së kryeministrit Kurti do t’ia prish në themel projektit serb mbi të ashtuquajturin “Minishengen”, si hap i parë i makroprojektit e mbiquajtur“Bota Serbe”, që e promovoi ndërkohë ministri i tij fashist Aleksandër Vulin”, përfundon prof. Dr. Sadri Ramabaja.