Man City fiton Superkupën e Evropës pas penalltive

INA
INA

17 Gusht, 2023

Superkupa e Evropës është zhvilluar mes Manchester Cityt dhe Sevillas, ku fitues pas penalltive doli skuadra angleze.

Manchester City edhe pse kampion i Ligës së Kampionëve, pas pjesës së parë ishe duke humbur nga kampioni i Ligës së Evropës me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste nga të dyja palët.

Të parët rrezikuan qytetarët me Nathan Ake por portieri Bono ishte në vend dhe priti gjuajtjen.

Në minutën e 25-të Sevilla mori epërsinë kur Marcis Acuna asistoi te Youssef En Nesyri që shënoi me kokë për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe andaluzianët shkuan në pushim me epërsi.

Edhe pjesën e dytë e nisën më mirë Sevilla duke rrezikuar me En Nesyrin në dy raste, por gol nuk kishte.

Në minutën e 63-të Rodri asistoi te Cole Palmer që shënoi me kokë për 1-1.

Edhe pse skuadrat kishin raste të tjera, gola më nuk kishte dhe skuadrat shkuan në penallti, pa u zhvilluar vazhdimet e zakonshme, dy herë nga 15 minuta.

Pas penalltive më të mirë dolën anglezët që shënuan pesë herë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

futboll

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

mourinho

Roma “shpartallohet” në Genova, trajneri Mourinho: “Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshjeje si kjo!” Nisin kritikat…

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

INFO

NA NDIQ