Nedai Shaholli
Na ishte njëherë një kryeqendër e vilajetit ku para një shekulli qyteti gumëzhinte nga bisedat dhe qyfyret e popullatës në gjuhën shqipe, por që sot nuk dëgjon as një fjalë në gjuhën shqipe.
Edhe ata pak shqiptarë që kanë ngelur në qytet nuk guxojnë të flasin shqip por i thërasin njëi-tjetrit :’kaj si be mëçko’!
Ky është Manastiri sot, pa shqiptarë dhe pa gjuhë shqipe, përveç fshatrave të boshadisur nga emigrimi prej dekadash.
Ndaj, mos i besoni qeveritarëve kur thonë se ‘drzhava Sevrna’ është shtet demokratik dhe kërkon të bëhet anëtare e BE-së, ku nga ana tjetër inkurajon shovinizmin e hapur bullgaromadh ndaj shqiptarëve që mbretëron në qytetin e Manastirit për mos ta dëgjar gjuhën shqipe në rrugë dhe nëpër institucione.
Partitë politike shqiptare i kanë mbyllur sytë para gjenocidit etniko-kulturor sllav në Manastir, për shkak të humbjes së mbështetjes së qeverisë si parti jolojale, duke shitur interesat kombëtare dhe nuk i intereson asgjë tjetër veç leverdive të pushtetit.