Manastiri, Fërgimi dhe e vërteta shqiptare!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Mars, 2023

Naser Pajaziti

Ky popull harron, gjithçka e merr era. Dhe kjo ma forcon bindjen pasi që ndoqa një dokumentar për të vërtetën e Manastirit dhe realitetin e lakuriqësisë shqiptare realizuar nga Top Channel!

E kam si obligim ta them me zë të lartë se përmes INA- Iliria News Agency thuajse çdo jave kemi sjellë realitetin lakuriq dhe zhdukjen e shqiptarisë e frymës së saj në Manastir.
Pas 2001 i pagëzuam si ‘jetimët e Marrëveshjes së Ohrit’ sepse ajo as që vlente e nuk vlen për shqiptarët që janë nga 1 deri 19% , pra jo 20%.

INA ishte ndër disa nga mediat që kishte gazetarin e saj rezident në këtë qytet, Fërgim Demiri, guximi i të cilit shpesh është nëpërkëmbur, ironizuar dhe çka nuk është thënë se ‘Ja ky…çka flet…çka bën…”. Pra, përbuzje çmendurie dhe linçim.

A e dini se Fërgimi ishte një nga bashkëthemeluesit e njërës prej radiove shqiptare që u dogj në vitin 2001 gjatë sulmeve huliganeske maqedone kundër pronës shqiptare.

Fërgimi shkruante pa ndalur edhe pas 2001, dhe më pas me INA nga 2006 e deri vonë, por që edhe tani herë pas here.

A e dini se Fërgimi për shkak një shkrimi përshkrues sikur TCH, ishte futur në labirinthet dhe laboratoret e verifikimeve dhe kontrolleve alla fake moderne, por që i ngjasonin me historitë policeske komuniste. Fërgimi u ndoq edhe nga policia dhe u dënua me kusht, por kjo pas një denoncimi të bërë pikërisht nga një kolege shqiptare, që ishte ndjerë e kërcënuar nga kolegu i saj “Don Kishoti” Manastiras, por duke mos e kuptuar se ai nuk është njeri i kërcënimeve dhe po vuante dhe kishte dhembje shpirti për realitetin ku çdo ditë po humbiste fryma shqiptare dhe në çdo cep ishte shtrirë diskriminimi i thellë. Por s’ka dert, Fërgimi i mbijetoi kësaj goditje, dhe nuk u dorëzua kurrë.

Është Fërgimi që i ka sjellë gjitha ato media nga Tirana e Prishtina për të nxjerrë në sipërfaqe realitetin për shqiptarët e Manastirit. Ai sot shprehë revoltën e tij përmes rrjeteve sociale dhe është figura autentike me guxim që nuk ndryshon. Por, ai nuk u përkrah kurrë, as nga institucione dhe parti shqiptare, duke qenë se është edhe kulturolog i formuar.

A e dini se është shoqata Kongresi i Bashkimit e Fërgimit bashkë me INA nisën nismën për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Manastir. Në vitin 2009-2011 në disa raste i dërguam letër dhe kërkesë publike presidentit shqiptar, Bamir Topi për hapjen e Konsullatës dhe pikërisht gjatë asaj periudhe na erdhi edhe përgjigja nga presidenti Topi se ka nisur të punohet në këtë drejtim. Jemi krenar për këtë që sot është Konsullata.

Janë histori të ndryshme që kemi trajtuar. Por kurrë nuk harroj një familjar shqiptar nga Manastiri që një mëngjes trokiti në derën e gazetës “24 orë”, duke na rrëfyer për tmerrin dhe sulmet natën që po përjetonte dhe që e trajtuam si rast. Ai thoshte se institucionet ishin të shurdhëra, ndërsa arritëm ta alarmojmë OSBE-në.
Janë edhe shumë e shumë shkrime me storje të dhimbshme që kemi trajtuar., por herën tjetër për këtë!

Isha i detyruar të shkruaj këto rreshta sepse me rikthimin e këtyre dokumentareve dhe të vërtetave ndjehem shumë i prekur shpirtêrisht, megjithëse kemi shkruar, kemi lëvizur gurë e gjithçka, por gjithçka heshtej dhe këto të vërteta i merrte era dhe uraganët me politikanë që vinin në Manastir, bënin shqiponjën dhe në terr braktisnin Manastirin dhe të vërtetën shqiptare.

Kurrë nuk është vonë, por kësaj radhe duket si vonë, por realitetin e Manastirit po e shohim edhe në disa vendbanime tjera! Naser Pajaziti

Fergim Demiri, Marin MEMA…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

matlievska

Asnjë partie s’ja jap prapanicën me qera, infermierja braktisë Spitalin e Strugës

xhevdet

Lista Serbe dhe “mendjendriturit” që e sulmojnë Albinin

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

sead zimeri

A po i vjen fundi shqiptarizmit?

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

koco-danaj

A ka ndonje komb qe eshte bere Kurban, qe te ekzistojnë disa shtete?

arben-fetai

Fajtori për 14 jetët e humbura qenka mjaftuar me qortim!

INFO

NA NDIQ