Manchester City, finalistja e parë në Champions

Manchetser City është skuadra e parë që do të udhëtojë në finalen e madhe të 29 majit në Stamboll. Një duel spaktakolar ishte ai mes Manchester City dhe Paris Sen Zhermen në “Etihad Stadium” ku në fund u vendos me dy gola të Riad Mahrez. Ndeshja nisi me polemika që në minutën e shtatë kur parisienët kërkuan një penallti pas një prekjë të topit me dorë.

Megjithatë sipas gjyqtarit hollandez, çdo gjë ishte e rregullt. Nga ana tjetër, qytetarët përfituan nga gjithë kjo situatë. dhe me një kundërsulm vrastar të algjerianit Mahrez, kaluan në avantazh skuadrën. Një gol që ia bëri dhe më të vështirë lojën kampionëve të Francës, edhe pse pak minuta më vonë provuan me Di Marian dhe Markinjos që u ndal nga traversa.

Edhe pjesa e dytë ishte një fotokopje e të parës me francezët që sulmonin dhe anglezët që prisnin momentin për kundërsulm. Fillimisht, Foden pati një mundësi të mirë, por gjuajtja e tij u ndal në momentin e fundit. Megjithatë, goli i dytë nuk vonoi shumë dhe sërish protagonist ishte Mahrez, që me golin e tij vulosi dhe fatin përfundimtar të ndeshjes me shifrat 2-0 . Francezët e ndjenë vetën të dorëzuar, dhe në minuatat e funidit ku nuk munguan dhe tensionet mes futbollistëve. Di Marian e tradhtuan nervat dhe shkeli qëllimisht Fernandinjon, duke u ndëshkuar dhe me karton të kuq.

Kështu ëndrra e parisinëve për të qenë në finalen e madhe përfundon këtu, ndërsa tashmë Manchester City ka shansin e artë për të ngritur lart për herë të parë trofeun e Champions League.