Manchester City në finale të Champions League, fundosi Real Madridin

INA
INA

17 Maj, 2023

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Real Madridit me rezultat 4-0 në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1 dhe qytetarët kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.

Një dominim i jashtëzakonshëm i anglezëve në fillim të ndeshjes, ku Erling Haaland kishte dy raste me kokë, por në të dyja rastet në vend ishte Thibaut Courtois që bëri pritje të jashtëzakonshme.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të, ku pas një aksioni shumë të bukur Manchester City kaloi në epërsi prej 1-0. De Bruyne pasoi te Bernardo Silva i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Mbretërit kanë mundur të barazonin në minutën e 35-të, kur Toni Kroos goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga distanca.Pas dy minutash Bernardo Silva shënoi me kokë pas një topi të kthyer për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me Real Madridin që kërkonte më shumë dhe tentonte të hapte ndeshjen.David Alaba me një gjuajtje të fuqishme rrezikoi portën e Ederson, i cili me shumë mund e dërgoi topin jashtë.

Mbretërit vazhdon me dominim të lehtë, sidomos me mbajtjen e topit, por që hapësira kishin shumë pak për të shënuar.Në minutën e 73-të Erling Haaland doli i vetëm me Coutois, i cili priti goditjen, ndërsa topi goditi traversën për të dal jashtë.

Man City shënoi golin e sigurisë në këtë ndeshje, duke shënuar me Manuel Akanjin, ku goditja e tij u devijua paksa nga Eder Militaoi për 3-0.

Pa u mbyllur ndeshja, në skenë doli Julian Alvarez që shënoi për 4-0, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.Deri në fund nuk kishte më gola dhe Manchester City kaloi në finalen e madhe, ku do të përballet me Interin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Pendarovski-foto-nga-profili-i-tij-ne-facebook-perdore

Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!

LAZAR ELENOVSKI

Elenovski: Kryeministri konsensual i qeverisë teknike, do të jetë Artan Grubi

futboll

Këto janë ekipet që shkojnë në garat evropiane dhe ato që bien nga Ligue 1

samir

Krutaj: Kam një endërr dhe një shpresë për klubin e zemrës “KF Bashkimi”

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

FB_IMG_1685817175685

Shkëndija e Haraçinës përmes penalltive plasohet në Ligën e Tretë-Veri

chollet

Chollet ka biseduar me Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

bujar-1

OSBE me 9 hapa për Veriun e Republikës së Kosovës

edi rama

Ultimatumi i Borellit/ Rama: Zgjidhni konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta

INFO

NA NDIQ