Manchester City një hap larg përjashtimit nga Liga e Kampionëve

0

UEFA ka konfirmuar se Manchester City është dërguar në dhomën e gjyqësorit të Organit për Kontrollin e Financave të Klubeve për dyshimet se i ka shkelur rregullat e Financial Fair Play (FFP).

Organi hetues i bordit të UEFA-s për kontroll financiar i ka ekzaminuar provat për tre muaj të tërë, të cilat u zbuluan për herë të parë nga gazeta gjermane “Der Spiegel”, vitin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Sipas një raporti të publikuar të hënën nga New York Times, kampion i Anglisë rrezikon seriozisht të pezullohet nga gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve, për të paktën një sezon.

Lideri i panelit hetues, ish-kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme, e ka dhënë dritën e gjelbër që rasti të çohet deri në fund.

Manchester City i ka mohuar akuzat të cilat i quan plotësisht të rreme.