Manoleva: Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së

INA
INA

29/11/2023

Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së, vetëm me kapacitete të përforcuara, deklaroi sot zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Për Samitin e OSBE-së, nga Ministria e Shëndetësisë u nominua një person për kontakt, i cili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me persona të ngarkuar me organizimin e Samitit.

“Në mënyrë shtesë, u lëshua njoftim deri te të gjitha institucioent shëndetësore, që të kenë ekipe plotësuese në gatishmëri, nëse rriten nevojat për shërbim shtesë shëndetësor, në kuadro, hapësira dhe pajisje”, tha Manoleva.

Ajo kumtoi se Ministria e Shlndetësisë gjatë periudhës së kaluar ka ndërmarrë disa aktivitete lidhur me organizimin e veprimtarisë shëndetësore me rastin e Këshillit ministor të OSBE-së dhe lidhur me mbrojtjen shëndetësore të popullatës.

Zëvendës ministrja informoi se lidhur me Samitin e OSBE-së, nga Ministria e Shëndetësisë u nominua një person për kontakt, i cili do të jetë në komunikim të vazdueshëm me organizimin e Samitit.

“Ky person do t’i koordinojë aktivitetet eventuale, të nevojshme për mbrojtjen shëndetësore të pjesëmarrësve në Samit. Përveç kësaj, nga institucionet më të mëdha shëndetësore, publike dhe private, janë nominuar një numër i caktuar i personave, të cilët po ashtu në kuadër të atyre institucioneve, do t’i koordinojnë aktivitetet e nevojshme eventuale”, sqaroi ajo.

Manoleva theksoi se shërbimet e Ndihmës urgjente mjekësore janë sistemuar në disa pika të caktuara strategjike. Shërbimi i rregullt i NUM nuk do të preket dhe ai do të jetë në dispozicion për popullatën, janë ndërmarrë më shumë automjete nga qytetet tjera.

Institucionet shëndetësore publike në pajtim me vendimin e Qeverisë nuk përfshihen me rekomandimet për ndërprerje të punës pas orës 12 edhe nesër.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Bullgaria dhe Greqia nuk janë mbështetësit kryesorë të integrimit të Maqedonisë në BE

policia-714x420

Rrahja mes policëve në Qendrën Klinike në Shkup, MPB parashtroi kallëzim penal ndaj një polici

Klinika-Infektive-Shkup

Komisioni për sëmundje infektive do të mbajë mbledhje, 123 raste të kollës së mirë në Shkup

moti-1

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

INFO

NA NDIQ