Manovrat ajrore serbo-ruse ‘Mburoja Sllave’ do të zhvillohen çdo vit

0

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha sot komandanti ajror rus Juri Grekhov. Ai shtoi se vendet po studiojnë opsione të ndryshme për manovrat, të cilat do të kryhen çdo vit por duke ndryshuar vendndodhjen.

“Vitin që vjen do të kryejmë manovra jo vetëm me automatikë anti-ajrorë kundër objektivave në tokë por dhe me raketa të komanduara kundër objektivave të vërtetë, të cilët ne do i sjellim me vete e do i lëshojmë”, tha Grekhov. Manovrat serbo-ruse “Mburoja Sllave” u kryen sivjet për herë të parë me dy faza. E apra u mbajt në bazën Ashuluk në Rusi me sistemet kundërajrore S-400 e Pantsir-S ndërsa faza e dytë u bë në bazën serbe në Batajnica në periferi të Beogradit.