Maqedonasja ironizon me shqiptarët, doktoraturë për “shiptarologji” (Dokument)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Prill, 2023

Iva VišeMirska është një profil në facebook me ironinë e saj thumbuese poston një dokument gjoja për mbarimin e doktoraturës në drejtimin siç e shkruan ajo “shiptarologji” dhe që titullin siç shkruan ajo e ka marrë në Bit Pazar.

Ja se çfarë shkruan ajo përmes një postimi thumbues ku shqiptarët i quan “shiptari”:

Ju njoftoj se sot mbrojta me sukses disertacionin e doktoraturës! Njëkohësisht, ju ftoj të gjithëve ta festojmë këtë eveniment së bashku, gjatë gjithë ditës…
Me atë, u realizua dëshira ime e madhe prej kohësh për t’u bërë më në fund Doktor i Shkencave.
Kam 44 vjet që përgatis disertacionin e doktoraturës, më saktë që nga mosha 6 vjeçare, kur fillova të lëviz endem në Bit Pazar. Me sukses iu përgjigja pyetjeve të një komisioni shumë të rreptë, mes të cilave njëra ishte edhe deklarata e BDI-së, që do të lëshohet pas seancës së sotme.
Nga zemra shpreh mirenjohjen time te madhe per te gjithe shqiptaret qe kam takuar gjate ketyre viteve, te cilet me kane mesuar shume gjera te rendesishme qe i perdor si ne pune ashtu edhe ne jete. Këto janë edhe gjërat që i dallojnë si popull nga ne, maqedonasit. Dua të theksoj këtu dy përfundimet e gjysmë më të rëndësishme nga disertacioni i doktoraturës:
1.
Me shqiptaret meshkuj me te vjeter gjithmone me koken ulur dhe degjoni çfarë kanë për të thënë. Ata dinë më shumë dhe nuk flasin kot. Dëgjoni, mësoni dhe mos u ankoni vetëm. Aspak mos i kundërshtoni. Me shiptarët të moshës tuaj, apo më të ri, mundesh gjithçka të bësh. Mundesh të tallesh në çfarëdo temë, dhe asnjëherë nuk do të kesh problem. Dhe të mbrojnë, sikur të jenë serbë- ndjehesh e mbrojtur kur je me ta- jo sikur nuk je si femër në mesin e maqedonasve…

https://www.facebook.com/iva.visemirska/posts/10159652832447989

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti bdi

“Problemet s’i zgjedh kojshia, por shtëpia”,Ahmeti porosi “Grupit të Zjarrit”

Maricic - Bregu

Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

deponi

Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

musa xhaferi

Musa Xhaferi reagon për 20%: Nga partia na thonë s’është koha me e hjekë

bujar-1

Osmani: Të hapur ndaj mundësive që ofron pajtimi, dialogu dhe zgjidhja e kontesteve

teuta-arifi

Teuta flet për përçarjet dhe përvjetorin e BDI-së

Ali-Ahmeti2

Ali Ahmeti: Pres që për 3-4 vite të bëhemi pjesë e BE-së

gjykimi-spitali-modular-tetov-florin-besimi

Vendimi për zjarrin në Spitalin Modular/ Besimi: Nuk e kam të qartë aktvendimin, jam i pafajshëm

INFO

NA NDIQ