Maqedonci, për grupin terrorist të Banjskës: Vazhdojnë të mbesin të organizuar

Picture of ina-online
ina-online

19/06/2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Radojiçiq që kreu sulmin në Banjskë vazhdon të mbetet i organizuar. Sipas tij kjo paraqet ende rrezik për vendin tonë.

Maqedonci pohoi se pavarësisht që është vendosur qetësi, rend dhe ligj në pjesën veriore të vendit tonë, siguria mbetet e cënueshme dhe rreziku mbetet prezent.

“Tani kemi një shtrirje, rregull dhe ligj më të madh, një prerje të rrugëve të kontrabandës dhe cënimit financiar të vendit tonë. Mirëpo vlerësoj se megjithatë rreziku mbetet prezent për shkak se mbeten të lirë pjesëtarët të cilët kanë qenë pjesë e grupit të Radojiçiq që ka zhvilluar sulm terrorist kundër vendit tonë. Këta pjesëtarë, paramilitarë, janë në Republikën e Serbisë dhe vazhdojnë të mbesin të organizuar”, theksoi ai në RTK.

Ministri përmendi edhe vendosjen e trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, teksa pohoi se institucionet e Kosovës mbesin vigjilente për t’u përballur me kërcënime të mundshme.

“Gjithashtu çka paraqet ende rrezik në vendin tonë është prezenca e madhe e trupave serbe në jug të Serbisë, jo shumë larg kufirit me Kosovën, tri nga katër brigadat e mekanizuara të ushtrisë serbe janë të vendosura në Rashkë, Nish dhe Vranjë dhe këto tri brigada kanë njësi të tyre të tejzgjatura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, 28 baza të përparme operacionale të ushtrisë serbe janë të vendosura në një distancë 300 metra deri në 5 km nga vija kufitare me Kosovën.

Gjithashtu 20 baza të xhandarmërisë janë të vendosura përgjatë kësaj vije, duke i shtuar kësaj edhe mosndëshkimin e grupit të Radojiçiq vlerësoj që pavarësisht që është vendosur qetësi, rend dhe ligj në pjesën veriore të vendit tonë sigura mbetet e cënueshme dhe rreziku mbetet prezent, prandaj vendi ynë, institucionet e sigurisë, edhe ushtria e Kosovës në këtë rast do të mbetet vigjilente për t’u përballur me kërcënime të mundshme”, pohoi ai.

Ndërkohë, Maqedonci tha se në këto tri vitet e fundit ka më shumë ligj, siguri dhe administratë shtetërore në pjesën veriore të vendit.

“Normalisht në aspektin e shtrirjes së sovranitetit, rendit dhe ligjit dhe administratës shtetërore, në pjesën veriore të Kosovës vlerësoj që është hera e parë që vendi ynë ka arritur në këto tri vitet e fundit pas 25 viteve të vendos rend, ligj dhe sovranitet, siguri më të madhe dhe administratë shtetërore në pjesën veriore të vendit tonë. Dihet që për shumë vite, afro 25 vite, kufiri real i qytetarëve të Kosovës ka qenë ura mbi Ibër, pra aty kanë qenë rojet e urës dhe në anën tjetër grupet kriminale dhe terroriste që kanë vepruar ndër vite. Tani këto grupe nuk janë aty, kanë ikur në Serbi dhe kanë qenë pjesë e sulmit ndaj sovranitetit dhe territorit të vendit tonë”.

TË FUNDIT
4 orë
Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi
17 orë
Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit
17 orë
Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)
17 orë
Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it
19 orë
“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Flet nëna e Faton Hajrizit: Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir (VIDEO)
1 ditë
Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar
23 orë
Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë
19 orë
Flet miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë
19 orë
“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

faton hajrizi

Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit

gazmend halilaj

Halilaj: “Ishim cak i Fatonit për të na vrarë, ai nuk e kishte vrarë ushtarin rus (VIDEO)

faton hajrizi

Rasti i Faton Hajrizit: Serbia nuk i përgjigjet Kosovës, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it

vajzat diaspora

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi” Vajza të reja lënë diasporën për Kosovën

erkin morina

Flet miku i Faton Hajrizit: Ja çka më bën të dyshoj që ai mund të jetë gjallë

visa-circulation-schengen-600x360-1

Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

liqeni i ujmanit

Sulmi në Liqenin e Ujmanit, policia identifikon një të dyshuar

faton

Flet nëna e Faton Hajrizit: Flinte në krevat betoni i lidhur me zinxhir (VIDEO)

INFO

NA NDIQ