Maqedonci tregon nëse NATO po i tërheq trupat nga Kosova

Picture of Ina Online
Ina Online

05/03/2025

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk ka informacione zyrtare se mund të ketë tërheqje të trupave të NATO-s nga Kosova, pavarësisht raportimeve kohën e fundit lidhur me këtë.

Ai ka theksuar se Kosova vazhdon koordinimin me KFOR-in për sa kohë që është prezent në vend.

“Ne nuk kemi informacion zyrtar për tërheqje të mundshme të trupave të NATO-s nga Kosova, dhe të asnjë vendi specifik nga KFOR-i. Vazhdojmë të kemi koordinim me KFOR-in”, ka thënë ai KTV.

Maqedonci ka shtuar se Kosova e ka rritur buxhetin për mbrojtjen dhe ka bërë investime në ushtri dhe mbrojtje.

Ai tha po ashtu se Kosova është e përgatitur të ballafaqohet me rreziqe, ndërkohë ka përsëritur se gjithnjë do të koordinohet me KFOR-in.

Ka qenë gazeta gjermane “BILD” që kishte raportuar se institucionet e sigurisë evropiane janë të alarmuar për mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Evropë. Kjo media e kishte përmendur në mënyrë specifike edhe Kosovën, duke thënë se Italia po përgatitet edhe për një tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

Siç shkruante kjo gazetë, kjo do të çonte në një situatë ku aleatët evropianë do të ishin të vetëm në Ballkan “kundër mikut të Putinit Aleksandar Vuçiq dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe”.

Për çështjen e pranisë së trupave amerikane në Evropë ka folur të martën edhe shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Në një konferencë për media, i pyetur nëse është i gatshëm t’i tërheqë trupat amerikane nga Evropa si pjesë e marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës, Turmp ka thënë se askush s’i ka kërkuar që ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj se ne do të duhet ta bëjmë këtë. Unë nuk do të doja ta bëja këtë. Por kjo çështje nuk është ngritur kurrë” ka deklaruar Trump.

Sipas faqes zyrtare të KFOR-it, SHBA-ja ka në Kosovës 602 ushtarë dhe është një prej shteteve me numrin më të lartë të forcave.

TË FUNDIT

Ndërroi jetë në moshë të re mërgimtari nga Mateçi në Austri

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË