Maqedoni: 30 viktima dhe 1 100 raste të reja me Covid-19

0

30 viktima dhe 1100 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Gjithsej janë bërë 2824 teste. Viktimat janë të moshës nga 52 deri në 85 vjeçare.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 585 pacientë të shëruar. Sa i përket rasteve të reja, më shumë raste respektivisht 439 janë regjistruar në Shkup, në Manastir 73, Gostivar 68, Tetovë 58, Kumanovë 56, Prilep 52, Shtip 42, Ohër 32. Numri i rasteve aktive në mbarë vendin ka mbërritur në 22 212.

Rastet me koronavirus në Maqedoni s’kanë të ndalur, qeveria është duke u angazhuar për vaksinën kundër kësaj sëmundje.

Përmes programit COVAX, Maqedonia e Veriut do të furnizohet me 400 mijë vaksina, përkatësisht me 800 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri.

Për një qytetar nevojiten dy doza të vaksinës dhe pritet që të vaksinohen të paktën 20 për qind e qytetarëve.

Aktualisht janë tri kompani që kanë njoftuar se nga studimet e kryera, vaksinat e tyre ofrojnë mbi 90 për qind mbrojtje kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi. Shpërndarja e tyre pritet të nisë në fund të këtij viti apo edhe në fillim të vitit 2021.