Maqedoni, babai gjen të vdekur djalin, ishte helmuar me insekticid

Në nënkulmin e  një fabrike në qytezën e Radovishit sot në mëngjes është gjetur trupi i pajetë i 48 vjeçarit. Babai 73 vjeçar sipas MPB ka gjetur trupin e pajetë në nënkulmin e fabrikës. Bëhet fjalë për viktimën me inicialet D.C. Sipas policisë, vdekja e tij ka pasuar si pasojë e helmimit me insekticid, ndërsa nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek kjo. (INA)