Maqedoni/ Bislimi: Rroga evropiane për zyrtarët, ndërsa rroga afrikane për punëtorët

ina-online
ina-online

02/03/2024

Ndryshimi është se koeficientet me të cilët shumëzohet baza për llogaritjen e pagës është ulur gjysmë pike.

Paga bazë është paga mesatare në vitin paraprak, e cila për vitin 2023 ishte 36.614 neto. Vitin e ardhshëm kur do të rritet baza, bashkë me të rriten dhe pagat e funksionarëve të shtetit, përcjell Alsat.

Me ndryshimin e pakos së 6 ligjeve që hynë në fuqi, pagat e funksionarëve janë korrigjuar që nga shkurti.

Eksperti i ekonomisë, Sami Bislimi e tha troç se këto ndryshime ligjore janë bërë vetëm për të zbutur revoltën e qytetarëve për të mos reaguar më ndaj rritjes enorme prej 78%.

Ai thotë se për qytetarët pagat e funksionarëve janë e keqja më e vogël krahasuar sipas tij me vjedhje të tjera.

“Nuk shoh, si mundet që Kuvendi kinse po zbret koeficientin e pagave të funksionarëve, a kjo nuk paraqet asnjë zbritje, kjo është vetëm formale. Si ka mundësi të kemi një udhëheqësi të tillë, e cila nuk vepron në interes të shtetit dhe të qytetarëve. Kemi rroga Evropiane të funksionarëve, kurse rrogat e punëtorëve janë Afrikane. Këta janë funksionarë të rastit që iu ka dhënë shansi të bëjnë para, të përfitojnë pasuri me rroga, me tenderë, me gjëra të ndryshme dhe po e shfrytëzojnë rastin sepse populli ynë gjithmonë e ka bërë traditë të ecë me kokë ulur”, tha Sami Bislimi, ekspert ekonomik./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Ziadin Sela: Kosova dhe Shqipëria të na marrin shembull, të bashkohen

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

lukaku

Lukaku e preferon kalimin në Saudi Pro League

google

Google do të fillojë të tarifojë për atë që përdorim çdo ditë?

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

gordana siljanovska davkova

VMRO-DPMNE mban tubimin e parë, Siljanovska – Davkova: Ne jemi europianët e vërtetë

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Instagram po teston një veçori të re

guardiola

​Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë

bilall kasami

Kasami prezanton një prurje të re në Çair (FOTO)

INFO

NA NDIQ