Maqedoni e Veriut-Bullgari, 4 shkurti pritet me shqetësime për sigurinë

Picture of designer@fetishimedia.ch

25/01/2023

Javët e fundit janë shtuar tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, pas deklaratave nacionaliste të disa politikanëve bullgarë dhe rrahjes së sekretarit të Klubit të Bullgarëve në Ohër. Autoritetet në Shkup druajnë nga eskalimi i tensioneve më 4 shkurt, në ditën e lindjes të Goce Dellçevit – figurë historike për të cilën ka kontest mes maqedonasve dhe bullgarëve.

Politikani nacionalist bullgar, njëkohësisht eurodeputet, Angel Xhambaski, paralajmëroi se do të marrë pjesë në shënimin e ditës së lindjes të Goce Dellçevit në Shkup. Presidenti Stevo Pendarovski bëri thirrje që Xhambaskit t’i ndalohet hyrje në vend, për shkak të deklaratave të tij të vazhdueshme të cilat Shkupi i konsideron provokuese.

Ndaj qëndrimit të presidentit maqedonas reagoi presidenti bullgar Rumen Radev, i cili u bëri thirrje autoriteteve maqedonase “ta luftojnë fushatën antibullgare”.

“Është koha e fundit që institucionet e Maqedonisë së Veriut të dëshmojnë se aktivisht luftojnë kundër kësaj fushate antibullgare”, theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Ndërkohë, institucionet në Shkup ende nuk kanë vendosur nëse do të ndalojnë hyrjen e Xhambaskit dhe shtetasve të tjerë bullgarë më 4 shkurt. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se për këtë do të vendoset më 4 shkurt.

“E dimë se ka struktura radikale të cilat për interesa personale, politike dhe të tjera duan të dëmtojnë procesin e stabilizimit të marrëdhënieve”, tha Ministri i Brendshëm, Spasovski.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, nga ana tjetër, tha se provokimet nga persona të caktuar nuk do ta shkurajojnë që të kujdeset për të gjitha bashkësitë etnike, përfshirë edhe atë bullgare.

“Kjo është detyra jonë, është imazhi ynë para botës dhe nuk guxojmë ta rrezikojmë atë që e kemi arritur”, tha kryediplomati Osmani.

Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u ngjallën viteve të fundit, pasi Bullgaria bllokoi integrimin e Shkupit në Bashkimin Evropian me kërkesë që të zgjidhen kontestet dypalëshe, të cilat lidhen me historinë dhe njohjen e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Si kompromis për heqjen e vetos, Shkupi pranoi ta ndryshojë Kushtetutën, me qëllim njohjen e pakicës bullgare në Preambulë.

TË FUNDIT

Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite…?

Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova

Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool

Arteta ia “tregon derën” yllit të Arsenalit, nuk llogarit më në të

Po shkëlqen krah Kante e Benzema, flet babai i Mario Mitajt për të ardhmen e talentit kuqezi

ME TE LEXUARA

1
Ilir Shaqiri festoi ditëlindjen, ja sa vite...?
1
Sara lajmërohet pas lindjes, ndanë emocionet e para me vajzën
1
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Kosova
1
Rinovimi i kontratës, Van Dijk refuzon ofertën e parë të Liverpool
1
Arteta ia “tregon derën” yllit të Arsenalit, nuk llogarit më në të

LEXO MË SHUMË