Maqedoni e Veriut, do të votohet edhe pas orës 19 në disa komuna

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka vendosur që ti mundësojë të drejtën e votimit të gjithë atyre që deri në orën 19.00 do të jenë në oborret apo korridoret e vendvotimeve, për shkak të vonesave që shkaktohen nga sistemi i ri i identifikimit biometrik.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se radhët e gjata po ndodhin për shkak se lista zgjedhore ka më shumë fletë se nga zgjedhjet e kaluara, andaj po ndodhin vonesat e verifikimit, vonesat me aparatet “fingerprint” që po ndodhin probleme me identifikimin, si dhe shkaku i masave kundër koronavirusit, përcjell INA.

Sipas tij, votimet do të vijojnë atje ku ka pasur ndërprerje të v otimit për shkak të problemeve teknike me aparatet biometrike edhe ate në vendvotime në Bogovinë, Butel, Gjevgjeli, Gostivar, Debarcë, Demir Hisar, Likovë, Novo Sellë, Pehcevë, Radovish, Rosoman, Sopishte, Strugë, Strumicë, Studenicn, Cair, Qendër si dhe disa komuna tjera.

Në KSHZ kanë mbërritur 134 ankesa, 63 prej të cilave janë pranuar. Jehona e votuesve deri në orën 15 ka qenë mbi 32%. (INA)