Maqedoni, fqinja ia vjedh fqinjes një çantë me para dhe i fsheh në gropë në oborr

Policia e Strumicës ka ndriçuar një rast vjedhje, të cilën e ka kryer një grua 44 vjeçare.

Sipas policisë, Z.G. (44) vjeçare, nga fshati Staro Konjarevo më 29 mars ka shkuar në shtëpinë e bashkëfshatares së saj me iniciale L.A. dhe ia ka vjedhur një çantë me para, në valuta të ndryshme. Pasi është denoncuar rasti në Sektorin e Punëve të Brendshme, më 7 prill policia ka gjetur paratë e vjedhura të groposura në oborrin e shtëpisë të Z.G., transmeton gazeta Lajm.

Paratë me leje të Prokurorisë i janë kthyer pronares së dëmtuar, kurse kundër policia do të parashtrojë padi penale për vjedhje.