Maqedoni, gastronomia pa shërbyes dhe kuzhinierë

Turizmi në Maqedoninë e Veriut ishte një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit dhe kur pritej rimëkëmbja e tij pas heqjes së masave kufizuese, ai po përballet me probleme tjera, si mungesa e fuqisë punëtore, raporton Radio Evropa e Lirë.

Shumë të rinj që punonin si kamerierë, kuzhinierë e punë të tjera në objektet hoteliere, ose janë larguar nga vendi, ose po merren me punë tjera.

Në sektorin e gastronomisë, në qytetet turistike Strugë dhe Ohër para pandemisë ishin të angazhuar rreth 2,000 persona, por ky numër tani është përgjysmuar për shkak të mbylljes së restoranteve dhe hoteleve gjatë pandemisë, por edhe pagave të ulëta kur ato ishin të hapura në periudha të caktuara.

Një kamerier në këto dy qytete paguhet mes 300 dhe 500 euro në muaj, ndërsa deri në 1000 euro sillet paga e kuzhinierëve./REL