Maqedoni/Gati e pamundur zbulimi i plotë të pronarëve të vërtetë të kompanive që fitojnë tenderë

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2024

Lajmi se një kompani po lidh një kontratë prokurimi publik ndoshta tingëllon i njohur, por është e paqartë se kush është pronari i vërtetë. A bëhet fjalë për një firmë që me të vërtetë i përmbush kriteret dhe është më e përshtatshme për kryerjen e detyrës së kërkuar, apo tenderi është fituar vetëm për shkak të marrëdhënieve të ngushta politike apo të biznesit mes qeverisë dhe pronarit real?

Me këtë rast, publiku i Maqedonisë shpesh ballafaqohet me shembuj të tillë, dhe një nga shembujt më flagrant është kompania misterioze Exico, e cila në vitin 2013 ishte në top 20 në listën e 200 kompanive më të suksesshme në Maqedonisë, dhe deri më sot nuk dihet se kush qëndron në të vërtetë pas asaj kompanie, shkruan Meta.mk. Pronësia e saj fillon në parajsën fiskale të Belizes, përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundon në Lugano të Zvicrës.

Exico shfaqej si blerëse e tokës me vlerë në Vodno prej gjithsej katër mijë e pesëqind metra katrorë, indirekt figuronte edhe në strukturën e pronësisë së hotelit “Ibis”, shfaqej si aksionare në një numër të madh kompanish, kombinatesh bujqësore, qumështoresh dhe kompanish të ndërtimit të përfshira në projektin Shkup 2014. Ajo ishte e lidhur me personalitete të fuqishme nga strukturat e atëhershme në pushtet dhe elitat e biznesit, por mbeti mister se kush në fakt e drejton këtë kompani.

Për ta ndryshuar këtë, vendimtare ishte njoftimi për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Pronarëve të Vërtetë në vitin 2021.

“Para se të krijohej Regjistri Kombëtar i Pronarëve të Vërtetë, pronarët e vërtetë fshiheshin, ashtu që si pronarë të kompanive paraqiteshin firma të tjera, pa u shfaqur fare emra. Më tej, si themelues të kompanive paraqiten avokatë dhe ndërmjetësues të tjerë ose shoqëri aksionare në të cilën mund të ketë qindra e mijëra pronarë, edhe pse dikush në fund i kontrollon edhe ato kompani”, thotë German Fillkov nga Qendra për Komunikime Qytetare, e cila prej 20 vitesh merret me monitorimin e institucioneve.

Por, pavarësisht krijimit të regjistrit, sipas raportit “Vlerësimi i Qeverisjes së Mirë të Pushtetit Ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në Rajon Përmes Indeksit të Hapjes” të Fondacionit Metamorfozis, treguesi i transparencës mbetet i paplotësuar kur publikohen pronarët e vërtetë të ofertuesve dhe kompanive që kanë lidhur kontrata me institucionet në procedurat e prokurimit publik.

“Ripërsëritet rekomandimi për nevojën e shpalljes publike të pronarëve të vërtetë të firmave që kanë lidhur furnizime publike në sistemin elektronik për furnizime publike, gjë që do të parandalojë korrupsionin, do të reduktojë ndjeshëm keqpërdorimin me tenderët e furnizimeve publike dhe do të shërbejë për të garantuar konkurrencë të ndershme ndërmjet ofertuesve, dhe e cila si masë është parashikuar edhe në Planin e pestë Kombëtar të Veprimit për Partneritet për Qeverisje të Hapur (2021 – 2023)”, thuhet në raportin e Fondacionit Metamorfozis.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes
Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes

Një nga sfidat kryesore me Regjistrin Kombëtar është se informacioni në të nuk është lehtësisht i qasshëm. Ato nuk mund të shkarkohen drejtpërdrejt në internet, por “në mënyrë elektronike nëpërmjet Sistemit të Shpërndarjes në internet dhe sistemit të e-certifikatave ose në sportelet e Regjistrit Qendror”. Të dhënat e regjistruara në Regjistrin e Pronarëve të Vërtetë janë të disponueshme menjëherë dhe pa pagesë për Drejtorinë e Inteligjencës Financiare, gjykatat dhe subjektet që kanë autorizim të përdorin sistemin elektronik të Regjistrit Qendror, por vetëm nëse kjo i referohet pjesës së kompetencave të tyre. Këto të dhëna janë të disponueshme për kompanitë dhe personat fizikë vetëm në përputhje me taksën e vendosur dhe vetëm në formën e informacionit.

Kështu, për shembull, të dhënat nga Regjistri për emrin dhe mbiemrin, muajin dhe vitin e lindjes, shtetësinë, vendin e banimit, pjesën e pronësisë ose formë dhe lloj tjetër të pronësisë ose kontrollit, janë të disponueshme nëse paraqitet Kërkesë për qasje të lirë në informatat me karakter publik, një proces që mund të zgjasë me javë të tëra. Në vendet e tjera të rajonit, ky informacion është plotësisht i disponueshëm online dhe është i disponueshëm gjatë gjithë procesit të tenderit.

Ligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit përcakton se pronari i vërtetë i një kompanie është: 1) Personi fizik i cili më në fund e posedon ose e kontrollon personin juridik përmes pronësisë së drejtpërdrejtë dhe/ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve; 2) Personi fizik që ka pozitë të lartë drejtuese në personin juridik, përkatësisht që është i autorizuar me ligj dhe aktet e brendshme të drejtojë dhe është përgjegjës për funksionimin e personit juridik.

Një tregues i pronësisë së drejtpërdrejtë, sipas ligjit, është pronësia e mbi 25% të aksioneve, e drejta e votës apo të drejta të tjera në personin juridik ose pronësia e 25% plus një aksioni. Një tregues i pronësisë indirekte është pronësia ose kontrolli i një personi fizik mbi një ose më shumë persona juridikë që individualisht ose së bashku kanë më shumë se 25% të aksioneve ose 25% plus një aksion.

“Ata pronarë që posedojnë më shumë se 25 për qind të kompanisë kanë detyrimin të regjistrohen si pronarë të vërtetë. Kjo do të thotë se një numër i madh i pronarëve, përsëri, nuk shfaqen dhe nuk mund të zbulohen. Në disa hetime, nga një kompani e caktuar mund të kërkohen emrat e atyre që posedojnë edhe aksione më pak se 25 për qind, por kjo u është pamundësuar gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët janë një aktor i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Përveç kësaj, nuk kontrollohet vërtetësia e të dhënave për pronarët e vërtetë të raportuara nga kompanitë, përveç në disa hetime dhe raste”, thekson Fillkov.

Një strategji tjetër me të cilën pronarët e vërtetë të një kompanie i “fshijnë” gjurmët e tyre është përmes përfshirjes së anëtarëve të familjes si pronarë. Është e mundur që tre anëtarë të një familjeje të kenë nga 24 për qind secili, që së bashku është 72 për qind e një kompanie, në mënyrë që asnjë nga këta tre persona të mos figurojë si pronar i vërtetë. Fillkov shpjegon se ky lloj abuzimi me ligjin në vende si Sllovakia rregullohet me faktin se lidhja familjare konsiderohet si një pjesë, gjegjësisht rastet si ai i përmendur më lart do të duhej të raportoheshin si një pronar i vërtetë.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH) është një nismë ndërkombëtare vullnetare e filluar nga tetë vende në vitin 2011. Menjëherë pas fillimit të saj, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë pjesë e kësaj nisme globale në kuadër të së cilës qeveritë dhe organizatat e shoqërisë civile avokojnë për qeveri që janë më të hapura dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Qëllimi kryesor i PQH-së është të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë për të promovuar transparencën, mbështetjen e pjesëmarrjes së qytetarëve, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja në administratën publike dhe jashtë saj me mbështetjen e inovacionit.

Në vend deri më tani janë zbatuar pesë plane kombëtare të veprimit, e për momentin ka filluar zbatimi i planit të gjashtë të veprimit, i cili përmban 15 angazhime, në realizimin e të cilave marrin pjesë në mënyrë të barabartë institucionet shtetërore dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur e koordinon dhe e forcon zërin e organizatave të shoqërisë civile që avokojnë për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie të autoriteteve, e këtu natyrisht bëjnë pjesë edhe publikimi i pronarëve të vërtetë.

“Deri më tani, krijimi i një mekanizmi të tillë në RMV nuk ishte i mundur, për shkak të mosekzistimit të Regjistrit të Pronarëve të Vërtetë. Nga ana tjetër, prokurimet publike në vend shoqërohen vazhdimisht me korrupsion të përhapur dhe abuzime, dyshime për marrëveshje të fshehta nga kompanitë dhe krijim të konkurrencës artificiale që nuk mund të garantojë se arrihet vlera më e mirë për paratë e shpenzuara. Edhe në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për Klimën e Investimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, korrupsioni (dhe nepotizmi) në prokurimet publike përmendet si problem për investitorët” thuhet në shpjegimin e zotimit 1.1.

Aty thuhet se (deri në gusht të vitit 2023) shpallja publike e pronarëve të vërtetë “nuk ka filluar”.

Mu për këtë arsye, angazhimi i njëjtë është përfshirë në Planin e ri, të gjashtë Kombëtar të Veprimit, si 1.2 – Shpallja publike e emrave të pronarëve të vërtetë të firmave – ofertuese dhe të firmave që kanë lidhur kontrata për prokurime publike, për koncesione (në Ministrinë e Ekonomisë) dhe për krijimin e partneritetit publiko-privat.

Angazhimi ka të bëjë me mundësinë për t’i vënë në dispozicion publik të dhënat për pronarët e vërtetë, për fillim, për kompanitë që përdorin fonde publike, gjegjësisht që kanë lidhur kontrata për prokurime publike, për koncesione për shfrytëzimin e burimeve minerale, kontrata koncesionare për hulumtime të detajuara gjeologjike, si dhe ato me kontrata të lidhura për krijimin e PPP-ve. Gjithashtu, në drejtim të mbrojtjes edhe më të madhe nga korrupsioni dhe në përputhje me trendet botërore në këtë sferë, angazhimi parashikon publikimin e emrave të pronarëve të vërtetë edhe të kompanive ofertuese në procedurat e prokurimeve publike.

Pronarët e vërtetë mund të ofrojnë çelësin për tregtimin me ndikim

Zbulimi i pronarëve të vërtetë shkon dorë për dore me transparencën, diçka që vihet re edhe në publikimin e Fondacionit Metamorfozis. Aty theksohet se edhe pse institucionet e kanë përmirësuar transparencën në disa aspekte, ende nuk janë përmbushur të gjitha angazhimet nga Plani i Pestë Kombëtar i Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur dhe kjo është arsyeja pse disa prej tyre kanë gjetur vend edhe në Planin e ri, të gjashtë Kombëtar të Veprimit.

“Në shumicën e institucioneve publike në vendin tonë, transparenca ende kuptohet si një “detyrim”, zakonisht “i imponuar nga jashtë”, dhe për rrjedhojë zbatimi i këtij detyrimi dhe plotësimi i kërkesave për transparencë është kryesisht reaktiv, ad-hoc dhe herë pas here”, thotë German Fillkov nga Qendra për Komunikime Qytetare.

Institucionet janë veçanërisht të joreaguese në përmbushjen e detyrimeve që nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por janë praktika të mira të pranuara ndërkombëtarisht. Kjo “praktikë” mund të shihet qartë në rezultatet e hulumtimit të publikimit të Fondacionit Metamorfozis.

Për shembull, në rezultatet për vitin 2022, Metamorfozis vëren një rënie te ministritë nga 75 për qind në 68,75 dhe një rënie nga 24 në 16 për qind te organet ekzekutive në lidhje me publikimin e raporteve vjetore për të gjitha prokurimet publike. Në vend të publikimit të një raporti të qartë, disa institucione thjesht e integrojnë seksionin “kontratat e realizuara” nga portali për prokurime publike, ndërsa disa do të shkruajnë disa informacione në raportet e tyre vjetore për zbatimin e planit të punës për atë vit.

Por, ka edhe përmirësime në ministritë dhe organet ekzekutive mbi shumë baza të tjera, si p.sh. publikimi i planeve, thirrjeve, vendimeve dhe kontratave për prokurime publike. Në fakt, qeveria në largim ka përmbushur 12 nga 13 tregues sipas Indeksit të Hapjes kur bëhet fjalë për prokurimet publike (treguesi i paplotësuar i referohet pikërisht publikimit të pronarëve të vërtetë).

Transparenca dhe llogaridhënia duhet kuptuar si pjesë e funksionimit të rregullt të institucioneve, diçka që duhet bërë në mënyrë sistematike, të përditshme dhe paralelisht me të gjitha proceset e punës, sepse ajo punë bëhet për hir të qytetarëve, ndërsa informatat publike duhet të jenë lehtësisht të arritshme për ta. I tillë është shembulli edhe me publikimin e pronarëve të vërtetë të kompanive që mund të japin dyshime të drejtpërdrejta për korrupsion dhe tregtim me ndikimin, por edhe mund të luftohen lehtësisht nëse të dhënat bëhen të disponueshme për publikun.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

TË FUNDIT
28 minuta
Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?
38 minuta
Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri
42 minuta
Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …
1 orë
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
2 orë
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Federata Serbe e Futbollit “kërcënon” UEFA-n: Dënojeni Shqipërinë dhe Kroacinë ose tërhiqemi nga Evropiani
4 orë
Komenti i guxishëm dhe i sinqertë i një vajze serbe
1 ditë
Mickoski propozoi ligj me të cilin ndalohet shtrenjtimi i rrymës: Mbaroi koha e rritjes dramatike të çmimit
4 orë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!
1 ditë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
4 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

LEXO MË SHUMË

IMG_3408

Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?

Angela Ageler

Ageler kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

FB_IMG_1718965756133

Taravari: Kalojmë në veprim, këto janë synimet tona, integrimet evropiane, heqja e 20% …

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

Foto

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

INFO

NA NDIQ