Maqedoni/Hovi i migrimit të punëtorëve nuk mund të ndalet

Picture of designer@fetishimedia.ch

18/04/2023

Zoran Koçovski, i cili drejton një nga agjencitë e shumta në Maqedoni që ndërmjetësojnë për gjetjen e një pune jashtë vendit, thotë për Radion Evropa e Lirë se 10 mijë punëtorë brenda vitit angazhohen si punëtorë sezonalë jashtë vendit. Ai thotë se këta punëtorë sezonalë punojnë në anije apo në puset e naftës, kurse një pjesë e tyre punojnë gjatë sezonit turistik në Kroaci dhe Malin e Zi. Gjithashtu, ka punëtorë të përfshirë në punë bujqësorë në Itali, apo që punojnë fshehurazi me vizë turistike prej tre muajsh që e mundëson liberalizmi i vizave.

Koçovski bën të ditur se një pesë e punëtorëve sezonalë nga Maqedonia për disa muaj angazhohen për të punuar deri në Alaskë ku pagat janë shumë të larta, veçanërisht në kantieret për pastrimin e peshqve dhe më pas kthehen.

“Këtë gjë, pra hovin e migrimit të fuqisë punëtore ne nuk mund ta ndalojmë, përderisa vendet evropiane sigurojnë kushte më të mira për punë dhe paga më të larta. Por, problemi është se një pjesë e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në vendet e Bashkimit Evropian punojnë me pasaporta bullgare, dhe me këtë 9 për qind e kontributeve sociale që ata paguajnë në institucionet e këtyre vendeve kthehen në fondet e Bullgarisë, pasi ata në tregun evropian paraqiten me pasaportë bullgare”.

“Andaj shteti ynë duhet të lidhë marrëveshje me vendet e Evropës, për këta perona që kanë shtetësi të dyfishtë, që një pjesë e kontributeve për sigurim social të kthehet në vendin tonë. Kështu ne do ta dimë saktë sa shtetas të Maqedonisë së Veriut përmes pasaportave të shteteve të tjera, punojnë në vendet e BE-së”, sqaron Koçovski.
Mosshfrytëzimi i resurseve njerëzore, kosto të lartë për shtetin

Për ekspertët e ekonomisë numri prej 190 mijë qytetarëve të aftë për punë, të cilët nuk përfshihen në tregun e punës, paraqet përqindje të lartë pasi përbën 10 për qind të popullsisë, ndërkohë që shumë kompani rrezikojnë të mbyllen pasi nuk arrijnë të sigurojnë punëtorë.

“Nuk do mend se mosshfrytëzimi i resurseve njerëzore paraqet kosto të lartë për shtetin. Kemi të bëjmë me investimin e mjeteve të konsiderueshme financiare nga ana e shtetit për përgatitjen e kuadrove adekuate që janë të nevojshme për sektorin e biznesit, gjithsesi dhe për atë bujqësor”.

“Në këtë drejtim, kemi parë se migrimi masiv i qytetarëve nga vendi ynë është pikërisht nga sektorët që është investuar për përgatitjen e kuadrove siç është sektori i shëndetësisë, ku duhen disa mijëra euro për të përgatitur një kuadër. Kemi edhe persona që janë të papunë, por migrojnë për disa muaj që të punojnë jashtë vendit” thotë Arben Halili, ligjërues i Ekonomisë në Universitetin e Tetovës.

Një pjesë e popullsisë, mbi moshën 50-vjeçare, e cila nuk është e interesuar për t’u përfshirë në tregun e punës, preferon që të kujdeset për nipërit e mbesat gjatë dimrit, derisa verës merren me prodhimin e produkteve bujqësore për nevojat familjare.

Pas Maqedonisë së Veriut me popullsi joaktive në tregun e punës riradhitet Turqia, Mali i Zi dhe Italia./REL

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË