Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për njohjen e patentave

0

Qeveria ka miratuar marrëveshjen bilaterale me Qeverinë e Kosovës për njohjen reciproke të lejeve të vozitjes. Me këtë, është angazhuar ministri i Brendshwm për të nënshkruar marrëveshjen.

Pasi çështja të kalojë procedurat e njëjta edhe në institucionet e Kosovës, gjejgësisht pasi të miratohet nga Qeveria në Prishtinë dhe pasi të nënshkruhet nga ministri përkatës, marrëveshja do të hyjë në fuqi, gjegjësisht lejet e vozitjes të marra në Kosovë, do të njihen plotësisht edhe nga Maqedonia, por edhe anasjelltas.

Akoma është e paqartë se kur do të mbyllet e gjithë procedura e fuqizimit të kësaj marrëveshje. Së shpejti pritet të hyjë në fuqi edhe marrëveshja me Gjermaninë, e cila është firmosur.