MAQEDONI/ Ministrat, deputetët e drejtorët me rroga nga 2.000 – 3.000 €uro

Picture of designer@fetishimedia.ch

06/04/2023

Funksionarët e emëruar do të marrin paga më të larta prej gati 80 për qind derisa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme.

Ata prej dje nisën të marrin rrogat e majme.

Sipas përllogaritjeve të reja në bazë koeficientit, deputetët do të marrin rroga deri në 2 mijë euro, kryeministri dhe ministrat me rroga mbi 2 mijë euro. Ndërsa kjo rritje gëzon edhe drejtorët, ku disa prej tyre me rritjen e re marrin rroga deri 3 mijë euro.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se do të shqyrtojë miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore që do të mund të zvogëlojë rrogat e funksionarëve.

Sipas tij, tani nuk ka si të korrigjohet shuma e pagave, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe nuk mund të ndryshohet me vendim të Qeverisë.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të kompetencave të saj, ka dhënë mendim negativ për iniciativën për ligjin për paga dhe përfitime të tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar, gjë që konfirmon qëndrimin se zgjidhja ligjore nuk duhet ndryshuar“, u shpreh Dimitar Kovaçevski.

Sa i përket rritjes së pagave të funksionarëve, kryeministri përmendi se edhe pagat e tjera për qytetarët janë rritur në mënyrë drastike.(INA)

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË