Maqedoni/Mjekët kërcënojnë me bojkot të përgjithshëm, kërkojnë paga më të larta

Picture of designer@fetishimedia.ch

05/05/2023

Asgjë nga rritja e premtuar e pagave të personelit mjekësor. Ministria e Financave ende nuk ka dhënë dritë jeshile që pagat e punonjësve në shëndetësi të rriten nga muaji prill. Lidhja e Sindikatave si dhe Sindikata e Qendrës Klinike kërcënojnë me bojkot të punës derisa pushteti shprehet i shurdhër lidhur me kërkesat e tyre.

“ Për momentin po ndodh ajo më e keqja më e rrezikshmja, që quhet “bojkot I bardhë” që do të thotë demotivim I të punësuarve, që do të thotë ata I shtyjnë intervenimet, nuk janë të interesuar për punë dhe kjo është ajo e keqja që po ndodh në sistemin shëndetësor. Bojkoti I bardhë është më I rrezikshëm nga bojkoti I përgjithshëm , ai demotivim do të thotë dhe mos interesim I të punësuarve në pjesën e detyrimeve që kanë t’I kryejnë”, tha Ljubisha Karanfillov, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sindikalistët shprehen të revoltuar me rritjen marramendëse të pagave të funksionarëve.

“Një mjek kirurg, apo një specialist krahasuar me një funksioner pagat I kanë 3 me 1 , në kësi shteti të varfër social, a ka dikush sens për shëndetësinë, a dëshirojnë dhe a na duhet shëndetësia publike ku 90% e qytetarëve shërohen në Klinika të shtetit apo duhet të gjithë të ikin tek privatët? Të demoralizuar jemi të gjithë që nga profesorët, mjekët, infermieret, I gjithë kuadri mjekësor”, u shpreh Predrag Serafimovski, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.

24:03 “ Ajo që po ndodh rritja prej 78% e funksionerëve, ndjehemi të retarduar. Do gjejmë mënyra për të bojkotuar, ta dini! Nëse nuk janë të kënaqur me shëndetësisë publike, le ta mbyllin, ne jemi të gatshëm të ristrukturohemi, porn ga ana tjetër nuk ofrojnë asgjë”, deklaroi Stojka Nakeska, Sindikata e Qendrës Klinike – Shkup.

Punonjësit shëndetësor kërkojnë rritje prej 3 mijë denarësh për infermieret dhe personelin e mbetur shëndetësor dhe 2 mijë denarë për mjekët. Kjo rritje, buxhetit për një vit do t’i kushtonte rreth 8 milion euro, derisa rritja e pagave të funksionarëve nga buxheti tërheq mbi 15 milion euro në muaj. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Egli shfaqet siç nuk e keni parë asnjëherë më herët (FOTO)

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

LIVE/Numërohen gati 80% e votave, PS humb një mandat, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË