Maqedoni/Nxënësit e klasave të katërta, probleme me lexim

INA
INA

24/05/2023

Përmirësimi i aftësive për të lexuar dhe kuptuar përmbajtjen, gjithnjë e më shumë po bëhet sfidë për nxënësit e shkollave fillore, pasi ata më shumë parapëlqejnë që përmbajtjen e përrallave, për shembull, ta mësojnë nga filmat e animuar, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut.

Këto reagime pasojnë rezultatet e një studimi ndërkombëtar të vlerësimit të aftësive të nxënësve të klasës së katërt për sa i përket leximit dhe përvetësimit të përmbajtjes së lexuar. Sipas të dhënave të këtij studimi, nxënësit e moshës 9 dhe 10-vjeçare në shkollat fillore të Maqedonisë së Veriut janë cilësuar se nuk kanë njohuri të mjaftueshme për sa i përket të lexuarit dhe të kuptuarit nga leximi duke siguruar vetëm 442 nga 500 pikët që përbëjnë mesataren.

Ekspertët e arsimit theksojnë se këto rezultate janë shumë të dobëta dhe janë alarm për institucionet përkatëse arsimore, prindërit, mësimdhënësit, por edhe për shoqërinë.

Goce Bumbarovski, mësimdhënës i klasave të ulëta në shkollën fillore “Koço Racin” në Prilep, thotë për Radion Evropa e Lirë se fëmijët kopjojnë prindërit.
Sipas tij, përderisa prindërit nuk lexojnë orëve të pasdites, por tërë kohën e kalojnë para ekranit televiziv ose pajisjeve tjera elektronike, është e kuptueshme që edhe fëmijët e tyre të mos krijojnë shprehi të shëndosha të të lexuarit.

“Duhet të jemi vetëkritikë, edhe në të rriturit gjithnjë e më shumë i përdorim telefonat celularë për të gjetur ndonjë informacion dhe jo në libra dhe fëmijët kopjojnë sjelljet e të rriturve”, thekson Bumbarvski.

Ai konsideron se edhe librat për klasat e ulëta të shkollës fillore nuk përmbajnë tekste atraktive të ilustruara në përputhje me trendët që ofron koha, në mënyrë që ta rrëmbejnë përqendrimin e fëmijëve të kësaj moshe.

Mosleximi kufizon imagjinatën te fëmijët

Albjonda Paçuku-Iseni, mësuese në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup, thotë se “është shume e rëndësishme që fëmijët ta kuptojnë përmbajtjen e përrallës dhe porosinë që ajo përcjell. Por, një element edhe më i rëndësishëm thekson se është zhvillimi i imagjinatës së fëmijëve, që arrihet vetëm përmes leximit të librave.

“Ka nxënës që e dinë përmbajtjen e lektyrave, pasi ata i kanë parë përrallat, por nuk i kanë lexuar. Në këtë rast ata nuk dinë t’u përgjigjen më shumë pyetjeve apo japin më shumë zgjidhje të situatave pasi imagjinata e tyre kufizohet në atë kornizë që e ka dhënë regjisori. Kurse leximi të jep më shumë hapësirë për imagjinatë. Për shembull, si dukej pylli përmes të cilit kalonte Kësulëkuqja”, shpjegon ajo për Radion Evropa e Lirë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Bujar Osmani pret që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës në prill

Moti_26-780x470-1

Parashikimi i motit për sot

policia-mk

Bastisje për vrasjen e mjekut në Shkup, arrestohet dy persona

Vlen Tearce

VLEN hap shtabin në komunën e Tearcës, Kasami: Ndryshim ska kush që e ndal (FOTO)

Ali Ahmeti Riker

Kryetari Ahmeti takoi ish ambasadorin amerikan Riker: Të palëkundur në rrugën Euro-Amerikane

zejdi skender rexhepi

Zejd Rexhepi: Opozita nuk e ka kaçikun për të bërë ndryshime reale tek vendbanimet shqiptare

garip kaba

Garip Kaba: Struga, surprizë që do t’i jap goditjen përfundimtare pushtetit!

pdsh iftar thaci

PDSH organizoi Iftar me strukturat partiake në Studeniçan (FOTO)

Ali Ahmeti Ziadin Sela

Arrihet marrëveshja Ahmeti-Sela, ASH me 5 mandate të sigurta

INFO

NA NDIQ