Maqedoni/Nxënësit e shkollave fillore dhunën e konsiderojnë si video-lojë

INA
INA

11/03/2024

Fokusimi i të metave të bashkëmoshatarëve të mitur në video-storie dhe shpërndarja e tyre shkakton trauma, të cilat do të lënë gjurmë tek ata për tërë jetën, ndërsa për këtë nuk mbajnë përgjegjësi as prindërit dhe as shkollat ku realizohen ato.

Kështu thonë mësuesit dhe psikologët e shkollave fillore në Maqedoninë e Veriut, pasi së fundi një varg zënkash kanë përfunduar me dhunë ndërmjet nxënësve të shkollave fillore.

Prokuroria Publike në Shkup tashmë ka ngritur një lëndë për rastin e dy vajzave të mitura, të cilat në shkurt sulmuan shoqen e tyre në qendër të Shkupit, rast ky që u bë viral dhe në mediat sociale.

Po këtë muaj edhe Prokuroria Publike e Kavadarit ka iniciuar një lëndë për rastin e një grupi të djemve të mitur, që krijuan video me përmbajtje eksplicite duke montuar fotografitë e shoqeve të klasës dhe e shpërndanë atë mes tyre.Darko Jovanovski, trajner i notit, i angazhuar në punëtoritë për detektimin dhe eliminimin e sjelljeve të dhunshme mes nxënësve thotë për Radion Evropa e Lirë se më e keqja është se kjo gjeneratë e quajtur gjeneratë e kohës së internetit, dhunën emocionale por edhe atë fizike, e merr si video-lojë.

“Përmes xhirimeve të videove, ata që i realizojnë, nuk janë të vetëdijshëm për dëmin emocional që shkaktojnë. Videot, të cilat shfaqen në internet, ku duket se ushtrohet dhunë në mes nxënësve, sikur i inkurajojnë që të garojnë mes vete për marrëzirat që bëjnë. Mburren se kanë rrahur apo do të rrahin dikë duke pasur qëllim parësor se sa do të jetë e shikuar ajo video dhe sa reagime do të marrë”, thotë Jovanovski, i angazhuar në projektin e Qendrës për tolerancë mes bashkëmoshatarëve e që realizohet tash e 5 vjet në 12 shkolla të vendit.

Mësuesit që janë të përfshirë në projektin në fjalë thonë se debatet mes nxënësve mbi dhunën dhe pasojat nga ajo, kanë bërë të rritet niveli i vetëdijes së nxënësve me këtë dhe të shënojnë ulje sjelljet e dhunshme ose ato fare të mos shfaqen.

Verçe Petrova thotë se përvoja me punëtoritë i ndihmon edhe në përballimin e sfidave në klasën që drejton. Ajo është mësuese e klasës së gjashtë. Kufizimi i përdorimit të telefonave dhe qortimi dha rezultat, thotë mësuesja.“Nuk ka pasur zënka, por fëmijët fyenin njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës, ngacmoheshin, gjatë çdo pushimi krijoheshin situate të tensionuara… Por, pas diskutimeve në punëtori kemi shkruar rregulla, tani ata ua kujtojnë bashkëmoshatarëve kur ata nuk i respektojnë”, thotë Petrova, mësuese në një shkollë fillore në Shkup. Ajo thekson se është me rëndësi që fëmijët që në moshën më të hershme të praktikojnë të jenë falënderues dhe atë ta shprehin në çdo moment edhe nëpërmjet fjalëve të ngrohta.

Edlira Destani, psikologe për fëmijë, thotë për Radion Evropa e Lirë se prindërit për fat të keq shumë pak janë të përfshirë në jetën e fëmijëve të tyre, jo vetëm gjatë kohës kur janë në shkollë, por edhe jashtë orarit të shkollës.

“Gjithsesi se për fëmijët, adoleshentët, rrjetet sociale konsiderohen si një territor që u takon vetëm atyre, një vendtakim për ta. Dhe, nëse ata bëjnë një akt që është i papëlqyeshëm ndaj të tjerëve, besoj se këtë e bëjnë për të formuar një lloj komunikimi mes tyre, të cilin ata nuk mund ta bëjnë atë edhe me të rriturit, pra prindërit e tyre. Jo rrallë herë prindërit mendojnë se pjesë e sjelljes së fëmijëve të tyre nuk është pikërisht kjo formë dhune, pasi imazhin që japin fëmijët në ambientin me të rriturit është një imazh krejt tjetër”, shpjegon Destani.

Goran T. thotë se nuk ka qenë në dijeni se vajza e tij, nxënëse e klasës së nëntë, ishte viktimë e bullizmit, deri në momentin që për këtë e njoftoi kujdestarja e klasës.

Gorani thotë se ka mbetur i habitur që vajza e saj ka qenë për disa muaj në shënjestër të shoqeve të saj për faktin se ka marrë nota të shkëlqyera.

“E pyeta mësuesen se pse është vënë në shënjestër pikërisht vajza ime, çka ka bërë, dhe ajo më tha asgjë, pos që është një nxënëse e shkëlqyer, shkon në gara dhe është një sportiste e suksesshme. Kështu m’u përgjigjën”, tregon Gorani duke kujtuar se vetëm pas kësaj bisede e ka kuptuar se vajza e saj ishte me humor të keq disa ditë në shtëpi.

Pas kësaj ,ai nga e bija mëson se shoqet e saj e kanë larguar nga grupi ku kanë komunikuar shoqet e klasës dhe atë e kanë përfshirë vetëm në rastet kur kanë dashur ta etiketojnë me fjalë fyese.

“Më e keqja është ajo se nuk di ku të ankohem”, shprehet Gorani.
Gjatë bisedës me prindërit e fëmijëve të tjerë, thjesht, i është thënë se ata janë fëmijë dhe gjëra të këtilla ndodhin.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 102 incidente të sjelljes së dhunshme te të rinjtë, ndërkohë që për 10 prej tyre janë ngritur kallëzime penale.

Pas vrasjes së nëntë nxënësve dhe rojës së një shkolle në Beograd më 3 maj të vitit të kaluar, Ministria e Arsimit e Maqedonsië së Veritu vendosi në dispozicion një e-mail adresë ku mund të denoncohet dhuna nga bashkëmoshatarët. Këto denoncime shqyrtohen nga ana e një departamenti të posaçëm dhe më pas vlerësohet nëse është e nevojshme të përfshihet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Burimi: REL, linku: https://www.evropaelire.org/a/zenkat-dhe-dhuna-mes-nxenesve-ne-maqedoni-/32854334.html

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ASH

ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

Mickoski

Mickoski premton pajtimin dhe bashkimin kombëtar maqedonas

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

fatmir besimi

Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

vankovska

Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

Pendarovski Siljanovska

Pendarovski: Kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane

INFO

NA NDIQ