Gjatë kontrollit të çmimeve të reja nga shërbimi Cenometar.mk, është vërejtur një rritje drastike e çmimeve të produkteve në vijim, në vetëm 10 ditë nga kontrolli i fundit.
Këto rritje kanë ndodhur edhe pse është vendosur ngrirja e çmimeve, përcjell INA. Sipas Cenometar.mk, rritje është përgjithësisht te të gjitha produktet, por më e theksuar është në këto kategori:
Bananet më e shtrenjtë për 8-10 denarë!
Limoni – më i shtrenjtë për 5-7 denarë!
Mollët – shtrenjtohen për 8 denarë!
Domatja – shtrenjtohet për 14 denarë!
Lakra – më shtrenjtë për 4 denarë!
Patatet – shtrenjtohen për 6 denarë!
Mielli – më shtrenjtë për 4 denarë!
Fasulet – shtrenjtohen për 17 denarë!
Gjalpi – më i shtrenjtë për 5 denarë!
Djathë kaçkavall Idamer më shtrenjtë për 67 denarë!
Kaçkavall gouda – më shtrenjtë për 29 denarë!
Rritjet e çmimeve janë të ndryshme në tregje të ndryshme, por trendi i përgjithshëm është i qartë, thonë nga Cenometar.mk.(INA)