Maqedoni: Për tre muaj janë shtyrë afatet e vaksinave kundër coronavirusit

Për tre muaj janë shtyrë afatet e vaksinave anti kovid Pfizer, të cilat janë në prag të skadencës. Për mos t’i hedhur në plehra mbi 300 mijë doza, ato kanë mbetur në frigoriferë afër 6 muaj nga që është interesimi i ulët në vend për tu vaksinuar. Agjencia e Barnave në vend thotë se kjo është bërë me kërkesë të prodhuesit, por me disa kushte. Në dokumentin e firmosur nga “Malmed” vaksinat që duhej të skadonin në janar, shkurt dhe mars me këtë miratim do të vazhdojnë të jenë në përdorim deri në prill, maj dhe qershor por mos të shkrihen fare. Iu bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen edhe me dozën e III.

“Brenda një periudhe prej nëntë muajsh, shishet e pahapura mund të ruhen dhe transportohen në një temperaturë prej -25 deri në -15 gradë për një periudhë deri në dy javë dhe mund të kthehen në një temperaturë prej – 90 gradë. Paketimet me afat të shënuar të ruajtjes nga gushti 2021 deri në mars 2022 mund të përdoren edhe për tre muaj të tjerë pas datës së printuar në paketim”, njoftojnë nga Agjencia e Barnave “MALMED”.

Një vaksinë Pfizer afatin e përdorimit e ka 6 muaj që nga fabrikimi deri në dhënien e tij, por autoritetet kanë marrë miratimin që ky afat të zgjatet në 9 muaj duke u mbajtur të ngrira në -90 gradë celsius. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se aktualisht posedojnë vetëm vaksina të llojit Pfizer. Pjesa më e madhe e tyre 312,390 doza do tu skadojë afati për dy javë, ndërsa 176,490 doza kanë afat deri verës.

“Në përputhje me bartësin e miratimit Pfizer SRB d.o.o. dhe pëlqimin e Agjencisë Evropiane të Barnave EMA, afati i përdorimit të vaksinave zgjatet edhe për 3 muaj shtesë që është miratuar nga MALMED. Zgjatja e datës së skadencës i referohet flakoneve të prodhuara pas datës së caktuar të miratimit, pra pas datës 20 tetor 2021. Vaksinat janë të sigurta të përdorën edhe pas zgjatjes së afatit të përdorimit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përderisa nga OBSH paralajmërojnë lehtësim të masave të qarkullimit në të gjitha vendet, disa prej shteteve tani më kanë vendosur të heqin kufizimet, siç është Britania e Madhe që nga 27 janari do të heq përdorimin e detyrueshëm të maskave dhe pasaportave të vaksinimit. Shembullin e Mbretërisë së Bashkuar pritet ta ndjek Spanja dhe disa vende të tjera të BE-së që synojnë heqjen e izolimit pasi ka nis të bie piku i rasteve nga omicron, variant i cili parashikohet t’i jep fund pandemisë. Por, fqinji ynë Kosova ka marr vendim që të vazhdohet ora policore madje nga ora 22:00 deri 5 mëngjes si dhe në hyrje të kufirit të kërkohet detyrimisht edhe doza e tretë e vaksinës ose dy doza dhe një PCR test negativ. /Alsat