Maqedoni, prej sot mjekët amë kanë filluar të përshkruajnë terapi të cilat më herët mund ta jepnin vetëm mjekët specialistë

ina-online
ina-online

24 Gusht, 2023

Prej sot mjekët amë kanë filluar të përshkruajnë terapi të cilat më herët mund ta jepnin vetëm mjekët specialistë. Pacientët e diagnostifikuar me njërën nga 5 diagnozat si tensioni i gjakut, diabeti, gjëndra tiroide, astma apo pacientët me sëmundje të mushkërive të bardha tanimë për vazhdimin e terapisë së tyre mund të drejtohen tek mjeku amë.

Numri një i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, theksoi se rreth 30 përqind e pacientëve që brenda ditës shkojnë në Qendrën Klinike për vazhdim të terapisë apo shërbime të ngjashme me këtë reformë do të kenë shumë lehtësime.

“Me këtë masë ne I mundësojmë mjekut të familjes t’i kushtojë vëmendje maksimale pacientit për më tepër pacientët marrin shumë, ata tani mund të marrin këto shërbime me mjekët e tyre të familjes, në vend që të shkojnë në qendrën klinike ose në kujdesin shëndetësor sekondar dhe tercial, për të humbur kohë, për të shpenzuar fonde për të kryer punë,” deklaroi Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. /alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

kontrolloret-ajror-MK-1130x635-1-696x391

Kontrollorët e trafikut ajror në Maqedoni paralajmërojnë grevë më 12 tetor

kiro gligorov atentat-696x440

28 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

evn-fatura

LSDM: Çmimi i rrymës nuk do të rritet, po kthehet tarifa e lirë ditore nga dhjetori

kuvendi parlamenti

Propozim-rregullorja e re e Kuvendit të RMV-së sot para deputetëve

spital-1130x635-1-696x391

Një fëmijë 17 vjeçar me autizëm i lidhur me zinxhir në spitalin psikiatrik në Demir Hisar

INFO

NA NDIQ