Maqedoni, prej sot nuk ka nevojë për pajisje dimërore

Në Maqedoninë e Veriut prej sot skadon afati i obligimit për të pasur pajisje dimërore në makina, siç janë gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Kjo masë është obligative çdo 15 nëntor dhe vlen deri më 15 mars të vitit tjetër. Për mosrespektimin e kësaj mase, drejtuesit e makinave gjobiten me gjoba të larta. (INA)