Maqedoni, prodhimi industrial në muajin mars u rrit për 1.3 për qind

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/05/2023

Prodhimi industrial në mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, është rritur për 1.3 për qind. Në tre muajt e parë të vitit 2023, megjithatë, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, shënoi rritje prej 0.1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie për 11.5 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 2.4 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 10.1 %.

Rritje në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i pijeve, Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i farmaceutikëve bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të pa përmendura diku tjetër dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë shtigjeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin mars të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Energjia për 5.5 %, Prodhimet kapitale për 11.8 % dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 8.0 % derisa rënie vërehet te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 11.0 % dhe Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 5.1 %.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ