Maqedoni/ Punëtorët si ‘diamanti’, vështirë gjenden (Foto)

Në dyert dhe dritaret e bizneseve në Maqedoni janë bërë të shpeshta shpalljet, nëpërmjet së cilave kërkohen punëtorë.

Dhjetëra biznese në qytete të ndryshme kërkojnë punëtorë me paga solide deri në 25000 denarë apo më tepër.

Shitës, punëtor arke, kuzhinier e kamerier janë profesionet që kërkohen më së shumti muajt e fundit.

Kafiteria “Donita” në Kumanovë kërkon punëtorë me pagë prej 22 mijë denarë deri në 24 mijë denarë.

Punëtor kërkon e Connect Lounge Bar, ku pagesa mund të arrijë deri në 500 euro, por shumë pak të rinj dhe të reja shprehen të interesuar.

Punë kërkojnë edhe investitorët e huaj të cilët kanë hapur reparte në disa qytete në Maqedoni, por rrallë që lajmërohet ndokush.

Shumica e të rinjvë Gjermaninë e shohin si parajsë, me shpresën se atje mund të fitojnë më shumë. (INA)