Maqedoni/Rroga të njëjta, çmime të larta!

Rroga të njëjta, çmime të larta! Kjo është situata e tre muajve të fundit në vendin tonë. Qytetarët që anketuam thonë se fundin i vitit 2021 edhe fillimi i këtij viti po e kalojnë me vështirësi, për shkak të rritjes së çmimit të produkteve ushqimore dhe shtrenjtimit të rrymës.

“Si jo janë shtrenjtuar shumë rëndë, shumë rëndë, janë rritur shtrenjtuar produktet që duhej të rriteshin për shkak të energjetikës, por janë shtrenjtuar edhe produkte që nuk vareshin prej saj, kjo është shumë vështirë për popullin”, tha një qytetar.

“Tregu është i njëjtë, çmimet janë të njëjta, vaji edhe mielli por këtu në treg produkte nuk janë të rritura”, shtoi një tjetër qytetar.

Disa mendojnë se jeta ka qenë më e mirë dhe më e lumtur para disa vitesh, kur mund të përballoheshin çmimet ushqimeve dhe energjisë elektrike. Druajnë se do të vijnë kohëra edhe më të vështira.

“Po janë të rritura çmimet, gjithkund. Me shumë para mund të blesh shumë gjëra, por tani nuk ka para, kjo është nuk ka para gjithçka është shtrenjtuar, është shtrenjtuar edhe energjia elektrike tani 10%”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Po, deri në 40-50 denarë më shumë, këtu në treg është katastrofë javën e kaluar 60 denarë këtë javë 120 denarë. Ka qenë më mirë edhe je ta ka qenë më e mirë”, potencoi një qytetar tjetër.

Çmimi i energjisë elektrike nga 1 janari u rrit për 9,48 për qind. Përveç rritjes së çmimit, është pezulluar edhe tarifa e lirë gjatë ditës, e cila tash vlen vetëm gjatë natës dhe të dielave./Tv21