Maqedoni, shqiptarët nuk afrohen dot tek statistikat

INA
INA

01/06/2023

Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e statistikës.

Enti Shtetëror e Statistikave ka dekada që funksionon, por punonjës të këtij institucioni thonë se përfaqësimi në poste udhëheqëse është shumë larg.

Aty ku gatuhen të dhënat e përgatitet statistikat shtetërore, shqiptarët në poste udhëheqëse në sektorë dhe nivele tjera janë pothuajse inekzistent, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ridvan Ismaili, i punësuar në këtë institucion e vërteton këtë situatë.

“Edhe pas 78 vjetëve ekzistencë të ESHS-së, gjendja e përfaqësimit të shqiptarëve në Ent është si vijon:

Nga gjithsej 42 Njësi vetëm 1 udhëheqës njësie është shqiptar (kujdes: as Njësinë Rajonale të Tetovës);
Nga gjithsej 9 Sektor ASNJË udhëheqës shqiptar. Urime!”, shprehet ai.

Zëvendësdrejtori i këtij Enti, Ilmi Selami thotë për INA se kanë bërë këtë vit kanë kërkuar pëlqime për avancime dhe pozicionime të shqiptarëve si udhëheqësa në njësi dhe sektorë.

“Presim dritë jeshile që të na mundësohet kjo dhe do të ketë”, thotë Selami.

Sipas të dhënave të ESSH, shqiptarët janë 21.36 % në këtë institucion, apo nga 234 të punësuar, ku prej të cilëve 50 janë shqiptarë, ndërsa 167 maqedonas dhe pjesa tjetër pakicat.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ministria-Arsimit

Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat ​​e mesme në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Tre të rinj humbin jetën në një aksident të rëndë në Kërçovë, 4 të tjerë të plagosur

vlen gashi kasami mexhiti taravari

Bartësit e listës për deputetë të VLEN në njësinë e 6 zgjedhore (Emrat)

LSDM

LSDM: Nuk ka ndryshim në VMRO-DPMNE, mbi 80% e listave janë po ata deputetë që kanë bërë bllokada aktive

kuvendi talat xhaferi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut përmbyll mandatin, shpërndahet më 1 prill

Lajcak

Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri

zelenski

Zelensky kërkoi në Tiranë që Ballkani të prodhojë armë

Bujar Osmani

Zgjerimi i Frontit Europian, Osmani: Historike!

ushtria preshev

“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva (VIDEO)

INFO

NA NDIQ