Maqedoni/ Varfëria ekstreme po shtohet, mbijetojnë vetëm politikanët

INA
INA

9 Qershor, 2023

Një familje katër anëtarëshe në muajin maj i nevojiten 49.025 denarë, gjegjësisht 797 euro për të përballuar shpenzimet elementare dhe minimale. Kështu thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, por si do t’ia dalin qytetarët, duke një mision i pamundur, njofton agjencia e lajmeve INA.

Përpos politikanët që kanë rroga të mira, shumica e familjeve të varfra dhe mesatare në Maqedoni nuk i kalojnë të hyrat më shumë se 500 euro në muaj. Por ka edhe rreth 40 mijë familje që jetojnë me ndihma sociale dhe të cilët nga halli nuk e dijnë se ku e kanë kokën.

Realiteti i qytetarëve të varfër dhe ai politikanëve të pasur të cilët nuk e ndjejnë krizën dhe faturat e shtrenjta për energji elektrike dhe taksave tjera të cilat janë burime kryesore të buxhetit shtetëror.

Qeveria po merret me problemet të jashte dhe fqinjësinë e mirë, po hallet e qytetarëve, duket të jenë problem më madhore.

Maqedonia është lidere sa i përket lartësisë së çmimeve për produktet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbijetesë dhe gjithashtu sa i përket taksave dhe dënimeve të cilat janë më të lartat në Evropë e më gjerë.

Qytetarët thonë se duart e qeverisë kanë depërtuar thellë në xhepat e qytetarëve.

“Është absurde. Rroga ime është vetëm 150 euro ndërsa fatura e energjisë elektrike më vije 80 deri në 100 euro në muaj. Ndërsa javë më parë mu desh të hyjë borxh dhe të paguaj një dënim prej 500 eurove për faktin se gabova dhe ndalova në vendkalimin për këmbësor. S’di di do të ja dal, jam futur në kredi dhe borxhe. Kam frik se do të përfundoj në ndonjë nga burgjet e vendit, kam dëgjuar se edhe kjo është një mënyrë për të shlyer borxhet ndaj shtetit.Thonë se 100 denarë paguhet nata”, shprehet një i anketuar për agjencinë e lajmeve INA.

Ka të tillë që kanë krahasuar çmimet e produkteve dhe mallrave me vendet më të zhvilluara evropiane dhe nuk kanë gjetur ndonjë dallim.

“Cmimi i qumështit, vajit, sheqerit dhe gjërave e tjera esenciale për një familje nuk dallojnë aspak me vendet Evropiane. Gati se sikur tek ne edhe në Angli kur rroga mesatare është rreth 2800 euro, një litër vaj gatimi është 1.25 euro, një litër qumësht është 95 cent ejt.
Një qytetar i vendit me pagë mesatare, për një shportë të njëjtë produktesh, shpenzon gati se njëjtë me qytetarët e vendeve evropiane. Ndërsa cfarë të themi për rreth 30 për qind të të papunësuarve të cilët nuk kanë asnjë të ardhur, shprehet I.M (38) për.

Shqetësim të madh për taksat e larta dhe parat që duhet ti jepen shtetin shfaqin edhe të punësuarit në sektorin privat.

Drejtuesit e ndërrmarrjeve ankohen se fitimi i tyre minimal ju shkon duke paguar obligimet ndaj shtetit. Ata thonë se gjithnjë e më tepër qarkullojnë më pak para për faktin se qytetarët nuk kanë të ardhura solide sikur më parë.

“Ka rënë shitja. Neve mund të mbulohemi sa për të mos falimentuar vetëm gjatë periudhave kur vijnë mërgimtarët. Por edhe ata nuk shpenzojnë sikur më parë. Megjithatë vërehet dallimi gjatë sezonit të verës dhe dimrit kur vijnë mërgimtarët nga vendet evropiane”, shprehet S.A (27), shitës në një market.

Qytetarët thonë se Maqedonia ligjet, taksat dhe dënime i ka konform standardeve evropiane ndërsa rrogat janë afrikane. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

sulmi turqi

VIDEO/ Del nga makina dhe vrapon, momenti kur terroristi hedh veten në erë pranë Parlamentit në Ankara

bujar osmani

Trupat serbe pranë kufirit me Kosovën, Bujar Osmani kontakton Daçiqin: Mirëpres deklaratën për tërheqje

zemra semundje

Shtohen sëmundjet e zemrës tek të rinjtë në Maqedoni, mjekët apelojnë për kontrolle

INFO

NA NDIQ